TEKSTI ORIGJINAL

Mëngjesi i hershëm
Në qytet
Kafja e kënaqësisë
Cigarja shoqëruese.

Shfletoj shtypin
Jo lajmet
Zakonisht sport
Dhe fjalëkryqin.

Ndjenja e fuqishme
E pastërtisë
Dhe bukurisë së qytetit
Më mbërthen.

Dëshirojë të jem
Vetëm
Ndodhitë dhe ngjarjet
Nuk më interesojnë.

Ju lutem mos ejani
Në tavolinën time
Më lejoni privatësinë
Ta shijoj.

Në rast se ulesh
Unë nuk mund të them jo
Por në rast se më pyet
Do të belbëzojë.

Ka shumë tavolina
Urdhëro ulu
Por të lutem
Mos eja në tavolinën time.

E di
Je bashkëbisedues i mirë
atraktiv
Jam i vetëdijshëm
Por mos më keqkupto
Dëshirojë vetminë.

Do të jem shumë mirënjohës
Në rast se më lë të qetë
Më lejo të kujtojë bukurinë
Të cilën ti nuk e ndien.

Dhe në fund
Ti meriton respekt
Je shumë i mirëseardhur
Të mos ulesh në tavolinë time.

tyran j spahiu
vargje poetike 2
jeta eshte dhunti

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: