TEKSTI ORIGJINAL

Këto vargje shkojnë kot përnjëmend,
kur emrin tënd përmend...

...eja sille pranverën e çorapeve të qëndisura,
duke përqeshur hënën mbi mal,
ngule grepin mbi sofrabezin valë,
eja, të lutem, eja prapë,
gjëmbthat në lëndinën tënde pikojnë gjak.

Eja, bulëzvogla ime mes gishtave të mi,
harbomë me butësinë tënde...
lëshuar shpirtërisht tek njëri-tjetri
si fruta të kësaj stine...!

Këto vargje ngulen si parmendë,
kur shijen tënde përmend...

... eja me fustanin e pikturuar,
netëve me dhe pa hënë,
frutin tënd për ta shijuar,
duke ngritur dolli me këngë.

Mes këtij vargu vetëm zemra ime të bekon,
për hirin tënd që më ëmbëlson dhe shpirti bleron...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: