TEKSTI ORIGJINAL

E di qe nuk me flet, rri vetëm qetë
unë vetëm dua te shpalos kujtime
mbeta pa ty, për kaq shumë vjet
me qanë n ‘brendi kjo zemra ime.

Unë kur ika te lashë krahëhapur
Te dera e “e plasur” ku ti po rrije
At përqafim ma dha te matur
E di se e kishe, veç prej mërzie.

Unë nuk e dija, dhe te premtoja
Se shumë shpejt do sillja gëzime
Atëherë nuk dija sa po gaboja
Te lashë ne pritje o nena ime!

Te kërkoi te falura, nga palcë e shpirtit
Asgjë se bëra unë me qellim
Me dhimbset koha qe mua me iku
Nuk ta them dot, me vargun tim!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: