TEKSTI ORIGJINAL

Kur të zë mendja peng,
Shpirt ziu nuk zë vëndë,
vërdalliset i përhumbur
perdën natës duke i tundur.


Kur të tund shpirtin lakmija,
me njëherë fillon merzia
por si lumi dal prej shtrati
vërshon tutje nga inatit.


Kur kërkon qiqra në hell,
delen shterp,fillo e mjel,
hedh gurin e fshe dorën
fajtor bën qiellin e tokën.


Kur të ndjek pas zullumi,
të hap plagë por si plumbi
pert në ankth të vijë fundi
sytë kapitur s`të zë gjumi,


Kur humbet, shpirti menduar,
Kërkon ëndërren e bekuar,
por si qiri nga flaka tretesh,
brenda ëndrrës aty ngelesh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: