TEKSTI ORIGJINAL

Uleriti pema,
Qau sa s`kishte me ze
gjethet i mirrte era
ngeli pa asnje.

Çfare ke i tha vjeshta?
perse je trishtuar!
kur te vi pranvera
do jesh e bleruar

Uleriti nena,
sa s`kishte me ze,
bijte te gjithe ikur,
pranë s`kishte asnje.

Priste e priste,
e ulur ne shkalle,
te ktheheshin bijte,
te shuante mall.

Vjeshta e perlotur
nenes nuk i foli,
pranvera e bleruar
zogjet dot s`ja solli

Keshtu kaluan vitet
malli dot s`u shua
era rrembeu fjalet
zeri s`ju degjua`?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: