TEKSTI ORIGJINAL

Pa zë,pa frymë,thjesht portret,
Përsëri, heshtjen tënde e dua
Syri i shpirtit nga larg më ''vret''
Fati i (mallkuar) sikur luan me mua?

Kërkoj ca gërma t`përshkruaj,
Portreti, sikur zë e më flet ...
Atë shpirt të qetë s`bën ta trazoj
Në zemren time, s`është portret ,

Shpesh herë ashtu heshtur
Me të, pa reshtur bisedoj...
Ajo më përkëdhel buzëqeshur
Unë përhumbur, zë imagjinoj,

Përball meje, thjesht një portret,
Varur qëndron heshtur në mur
Ta dish se largësia po më vret ...
Por unë t`dua më shumë se kurrë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: