TEKSTI ORIGJINAL

Në të gdhirë syri përgjumur,
Mendja flutur diku humbur,
Kaçurrelja shpirtin më kalli
Por si vapa e këti behari...

Sytë e shpirtit magji jete,
Por si dielli në mëgjese
Më shkel syrin,bën me dorë,
Rrëshqas si ortek, me borë,

Kjo magji qoftë e bekuar ...
Ndezi zjarrë në krahëruar
Flas me vete i mahnitur
Mos vallë jam duke dermitur!

Frikë kam të hap synë,
Mos i pish ëndrrës magjinë
Kaçurrele, moj më plase,
Por si deti ngre tallaze ...

Ti je flladi i kësaj jete ...
Çelsi i zemrës së dashurisë,
Mos ik tutje moj ''lanete''
Shuaje zjarrin që më ndeze,

Fishkëllen shpirti hava...
Për një puthje buza u tha!
Ç`mallkim qënka dashuria,
Vërdallë vinë mendet e mia,

Kaçurrele vargu i këngës,
Dritë i jep diellit e hënës
Sytë e tu sa bukur flasin
Me shikime ç`më godasin .

Nuk jam ves të avulloj ...
Nuk jamë zjarrë të përvëloj,
Nuk jam ëndërr mos ke frikë,
Njësh u bëre me timin shpirtë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: