TEKSTI ORIGJINAL

JAM, PO KY NJERI ,

"me zor e lek nuk bon.. as..."

Shtëpia shpirt shterpe, gjason një objekti emotivisht të rënuar. Lëngon për dashuri, sinqeritet, fjalë të bukur që dashuri zgjon.
Këtu unë Jetoj, ose më mirë të them vetëm frymoj.
Jam i anashkaluar pakëz nga edukata, harruar kam fshesën e pastërtisë, të arrij lartësitë e përjetësisë DUA !
Në dhomën mbretërore, qindëra libra, kurrë të lexuar. Në verandë të po kësaj dhome, shpenzuar kam me mija euro, shpërthen pamja kah laguna, është peisazh që frymëzon, gdhend dashuri , ushqen artistët.
Unë nuk kam ide, kreativ nuk jam, dëgjoj pëshpëritjet, largohu nga vetëvrasja, ti mundesh !!

Ftova në eveniment-ndeje PENDËN E ARTË, endacakun, arrogantin, bohemin...
Në momentin e zenitit, në mesnatë , u përshëndetëm , urova mirëseardhje. Ishte modest, paruar, sa vërejta rezatonte i lumtur në jetë.

U ngjitëm shkallëve mbretërore tek dhoma ime e punës. Dilemë- frikë-respekti më mbërtheu, si do reagoj njeriu i sinqert !!
Shfletoi disa faqe të poezive, u venit shkëlqimi në fytyrën e tij, ndodhi apokalipsa, u shemb sërish titaniku, fundi i jetës së Da Vinçit ndodhi sërish !!!

Me zë të hollë tha
kthehu fitimit tëndë, FISIT e PARTISË, shpresoj aty je origjinal !!! Edhe në rast se tender-osesh me pakëz kozmetikë, sërish ti pasurohesh !!
Dëmi bëhet shumë i madh në rast se vazhdon të dhunosh shkronjat, çoroditish vargjet, tenton të mashtron poezitë,
i nënçmuar do jesh, përqeshur, pa vlerë...kurrë nuk do shijon përjetësinë, POR anatema do të të pret!

Zbritja shkallëve të granitit, shtrirë në pushimore vashëza gati se e zhveshur, sytë e mjegulluar shikjonin. Ofroi dorën, ishte e butë, lëkurë vaji, nga buzët derdhej lagështia e paimagjueshme e epshit të shfrenuar.

Poeti, zënë në kurth, nuk u dorëzua magjisë së krijesës, bukuri kjo e mbinatyrshme që robëron, mbështet në dorëzim.

Emocionet e besnikërisë ndaj mbretëreshës në shtëpi edhe më shumë më bujarizuan Bohemin.

Pëshëpiti..
çdo shkrimë e pasuruar, kopjuar, përpunuar është me se TURP...kupton miku im !
Mbrëmje, qytetit si burim i pashtershëm i defiliit
Duke ecur rrugëve të qytetit, pashë një femër, veshur me gati një kg dukat, POR gjysmë e zhveshur, vijat e trupit derdheshin në kilogramet e tepërta, ...
mposhtur nga gjysmë-zhveshurat krijesa, me prodhime kineze të parfumosur, qetësia vajtonte të gjej të bekuarën vend, vargjet që jetë dhurojnë...

...jetë kjo e shkurtë,
kushtëzon qëllimin,
ne, pendët, pendashësit,
të varfër në kohë jemi...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: