TEKSTI ORIGJINAL

Solemnisht prenë shiritin
(Para shumë kamerave)
Pastaj hëngrën e pinë
Thanë filloi ndërtimi
I rrugës Skënderaj-Klinë.

Shkuan secili n`rrugë t`vet
Kryetarë, ministra, deputetë
Tash pyesin njerëzit me habi
Ende s`ka makina e as njeri.

Shoferët kalojnë me mundime
Ekspertët thonë duhen studime
Kështu disi ata po bëjnë leqe
Se rruga qenka n`gjendje t`keqe.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: