>
BIOSHQIP

Kastro Zizo Braktis Prishtinen Dhe Erleten?

15-07-2012
Kastro Zizo është ndarë edhe nga gruaja e tij e dytë, Erleta Hoti – shkruan Mapo.
Sipas njoftimit, krijuesi i hitit "Gjinkalla..." është larguar nga Prishtina (ku ishte vendosur për të jetuar) për t'u kthyer në Tiranë, ndërkohë që Erleta është kthyer te shtëpia e saj.

Ndoshta kjo mund të jetë një krizë normale në një çift, po për momentin Kastro po shijon kohën e tij të lirë në Shqipëri. Këngëtari nuk ka dashur të thotë asgjë lidhur me këtë, ndërsa Erleta për shkak se është duke u shqetësuar më shumë për vajzën e porsalindur, nuk ka dashur të japë asnjë shpjegim për detajet e ndarjes.

Lidhja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar u bë publike rreth një vit më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Dhërmi. Pas lajmit të shtatzënisë së Erletës, çifti u martua në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë. Ata kanë një fëmijë së bashku, vajzën Nia.
(Telegrafi)

Kastro Zizo Braktis Prishtinen Dhe Erleten?