>
BIOSHQIP

Kastro Zizo: Po Jetojmë Në Një Epokë Kibernetike

12-04-2013
Megjithese mund te duket se eshte nder kengetaret me kontroverse ne Shqiperi, Klevis Bega, apo Kastro Zizo sic e njohin te gjithe, nuk ndryshon nga moshataret e tij. Ashtu si te gjithe te rinjte, ai perdor internetin dhe rrjetet sociale dhe ne kete interviste te dhene per gazeten “Koha Jone”, Kastro tregon se cfare marredheniesh ka me rrjetet sociale si “Facebook” apo “Twitter”. Megjithese pranon se nuk kalon shume kohe ne keto rrjete, por nga ana tjeter thote se eshte vendi ideal ku te gjithe artistet mund te promovojne veten e tyre, pasi jetojme ne vitet e kibernetikes. Me filozofine qe e karakterizon, tregon se eshte duke u marre me vlera dhe me antivlera, por qe ne thelb, jane etaloni i jetes ku jetojme.



Cfare marredheniesh keni ju me rrjetet sociale?

Dua te them, se dikur kam qene shume i dhene, por tani pak me i terhequr. Ndoshta sepse kurioziteti ka qene shume me i madh ne vitet kur u hapen edhe keto rrjete sociale, por gjithesi mendoj se per punen dhe aktivitetet qe bej, me sherbejne profesionalisht..

A keni nje profil tuajin ne “Facebook” apo ne “Twitter”?

Po, sigurisht qe kam dhe dua te them se ne te vertete i kam profilet perkatese ne te 2 rrjetet sociale, pra kam nje adrese ne “Facebook”, por edhe ne “Twitter” kam.

Pse keni zgjedhur keto rrjete, duke pasur parasysh qe sot eshte rritur numri i rrjeteve sociale?

Kam zgjedhur pikerisht keto rrjete, sepse te japin mundesine qe nje material te cilin kerkon ta publikosh, apo cdo informacion te brendshem qe kam une, ta shperndash me shpejt.

Kur e keni hapur per here te pare profilin tuaj dhe nga kush?

Po ne fakt, te dy profilet e mia i kam hapur vete, kohen ekzaktesisht se kur nuk e kujtoj, por diku para 4 vjetesh besoj.

Sa eshte numri i miqve qe keni ?

Sa i perket “Facebook”-ut, numri i miqve nuk eshte shume i madh, sepse kam qene pre e hakerave shpesh here, tani kam diku te 3 mije e dicka. Nderkohe qe pak a shume kam te njejtin numer miqsh edhe ne “Twitter”.

Ne te vertete, ne “Facebook” ka disa profile me emrin tuaj, per te gjithe fansat tuaj mund te na thoni se cili eshte i verteti?

Po, eshte e vertete qe ka disa profile me emrin tim, por te gjithe fansat e mi mund te me gjejne tek adresa ime personale qe eshte Kastro Klevis Bega.

Thate se keni me shume se 3 mije miq, jane te gjithe te njohurit tuaj, apo edhe fansa tuaj?

Do te doja te thosha te kunderten, por ne realitet shume pak prej miqve te mi i njoh personalisht. Pjesa tjeter, jane dashamires dhe fansa te themi.

Besoj se merrni shume komente, cili ka qene komenti me i bukur?

Hmmm.. S’mund te vecoj asnjerin, pasi komente te bukura kam marre shpesh dhe marr ne cdo moment.



Po me negativi qe keni marre?

Mund te them se komente negative apo te keqija, jane me te rralla. Por njerezit jane te lire te shprehin ate qe kane ne mendje!!..

Ju si reagoni ndaj komenteve negative?

Pergjithesisht ne varesi te gjendjes sime shpirterore, pra shkurt, si te jem me humor..

I kunderpergjigjeni, apo i fshini nga faqja?

Por, do te vazhdoja pak edhe pyetjen me lart, duke qene nje egocentrist (qesh) kryesisht i fshij menjehere.

Shpesh personat publike behen pre e gazetave roze, nepermjet publikimeve qe bejne ne rrjetet sociale. Mendoni se ne nje fare menyre e deshirojne vete nje publicitet te tille?

Mund te them me bindje, se ne shumicen e rasteve personazhet i bejne te qellimshme keto gjera per te marre vemendje.. une sillem sic bej ne jeten e perditshme edhe me rrjetet sociale…

A ju kane publikuar edhe juve gjerat tuaja, qe keni nxjerre ne rrjetet sociale?

Shume, shume here.. por keto jane risqet e te qenit person publik.

Dhe si jeni ndjere?

Po ka filluar te mos me beje me pershtypje, sepse cdo gje tashme me eshte kthyer ne rutine nga ky aspekt

Sa kohe kaloni ju ne “Facebook”?

Keto kohe shume pak, …1 ore mbase.. sepse jam shume i zene me te tjera obligime.

Jeni nder artistet me aktive ne “Facebook”, ju pelqen qe te shihni se cfare mendojne te tjeret per ju, apo me statuset tuaja nxisni vetem debatet?

Une shpreh ate qe ndiej vazhdimisht dhe kete do te vazhdoj ta bej nepermjet “Facebook” dhe cdo mjeti tjeter informativ.



Mendoni se eshte nje vend i mire, per te promovuar te rejat tuaja?

Po, sigurisht qe po, mund te them qe eshte nder vendet me ideale ne fakt, sepse jetojme ne nje epoke kibernetike..

Keni menduar ndonjehere qe ta mbyllni “Facebook”-un dhe pse?

Jo ndonjehere, por shpesh here kam menduar qe ta mbyll. Kjo ka ndodhur kur jam acaruar nga lajmet qe kane trilluar per mua.. Por ne fakt, s’e kam bere ende, per arsyet qe thashe edhe me lart.

Jeni ndjere ndonjehere i kercenuar nga rrjete sociale?

I kercenuar?!!! Ka maniake qe shprehen lirshem, por jane vetem ata lloj liliputesh, qe fshihen pas nje kompjuteri.

Cilat jane projektet tuaja me te fundit?

Jam duke bere emisionin “Kasketa” ne A1 report dhe emisionin “Dr.Love” ne NRG radio, kjo sa i perket perditshmerise sime, nderkaq po punoj dhe per 2 kenge te reja. Me pak fjale, po bej vlera me antivlera se bashku.

Po cilat jane vlerat dhe antivlerat sipas jush?

Vlerat ne artin qe bej une, jane nje grumbull antivlerash te vete vleres rrethuese, qe sistemi jone ka vendosur per etalon!
(Yllka Selita Koha Jone)

Kastro Zizo: Po Jetojmë Në Një Epokë Kibernetike