Kastro Zizo

Kastro Zizo Nis Garën Me Një Tango

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[05-11-2013]
Mbrëmjen e djeshme ka startuar nata e parë e edicionit të katërt të spektaklit “Dancing With The Stars Albania”.

Personazhe të famshëm të ekranit të cilët i përkasin fushave të ndryshme do të garojnë në disiplina të larmishme kërcimi.

Gjithashtu pjesë e këtij formati televiziv është edhe këngëtari dhe prezantuesi i “Kasketa” në A1 Report Kastro Zizo.

Ai u prezantua me një tango mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga partnerja e tij Lori në kërcim.

Edhe pse u vlerësua me pak pikë nga juria, ai u përkrah maksimalisht nga publiku edhe për shkak të humorit që e karakterizon atë.

Kastro ka treguar edhe njëherë se di të jetë mjaft popullor dhe të bëjë për vete publikun.

Mbetet për tu parë në netët në vazhdim se si do të performojë ai në zhanre të ndryshme të kërcimit.

I urojmë suksese Kastros në këtë garë.
 (Blerta.Tusha/shqiptarja)

Kastro Zizo Nis Garën Me Një Tango


Komente 1