TEKSTESHQIP

Kauzza
E Verteta
Lyrics
(Feat. Bap-G)

Kauzza -

Qefi sum tha me bo rap, po vet jeta nguli kam
Mtha qeto qe i jeton, kapi mledhi qiti nkang
I thash qe mkeqkuptojn, se ktu suksesin sta dojn
Ta lojn thiken permas shpine, e knej nersy tlivdojn
Tkisha mujt met kap per fyti
Met vet hazer qka um lae
U qorrove, u shurdhove kur ma skeqti um pae
Kjo nuk o pun e fatit, po i MADHI qysh e shkrujti
Zdi pse njejt si prej fminis, deri tash kurgjo nuk lujti
Mthan osht jeta udh me grop, e kcen fati posht e nalt
Fati jem asniher slujti, ish kon drejt krejt asfallt
Edhe jeta le tum shymet, nese ondrrat sun i preki
Pasna me met gjith i fundit,nese jeten ta blen leki
Vlla po tu drejtona ty, e din me qellim e thash
Ni sen larrgoje prej kres, se ki shokin drogirash
Babo tkom shok e jaran, ty tkom msus 21 vjet
Ti je dora jem e djath, pash 1 ZOT mos um le vet
E un po kerkoj falje, per gjunahet qe si bona
Jeto paske vendos, me mi nxjerr fjalt e mrama
Perinat jet mi bon, krejt me qellim pom idhnon
Pom merzit me dit e kqija, e me heshtje pom ngushllon
Nditen e fundit, kur ater faji sum falet
Knoma qet kang, se at dit zoni mnalet
Jom budall po jo pishmon, nuk jom trim po as dushmon
Krejt i bona hatri vetes, kurgjo per inatin ton
Un punoj 7 me 7, prej punes sum vjen marre
Veq pare nuk ish jeta, po as nuk kish jet pa pare
Ty po tu keshet, mu po mu kahet
Se jom i drejt, qata nana po mu shahet
A pe sheh qe krejt i sheh, mirpo syni kurr nuk ngihet
Sikur fjala jote qe folet, shum her folet e nuk nihet
Cila o jeta qe meritoj ky djali,
A gjith me kujtu tkalumen e me punu si kali

Bap-G-

Edhe vetja edhe jeta,
Gjithqka rreth vetes mu ka bo bajat

Kauzza-
Sa keq po nihna pa men a pa fat
1 onderr e pata edhe qajo e pat

Bap-G-
Qka bona sen zbona
qekjo le tjet nje amanet i paqt

Kauzza-
Po don me dit pse sjom mir psiqikisht
Trupi mterqethet kur ka jeta boj me gisht

Bap-G-
Nese ki pes shun qon pesh, dejsa leku fol ma smiri
Urtsia ktu nuk kryn pun, ma i urti o ma i shtiri
Spo du me dhez as cigare, se ma shum se ajo digjna
Qka ke mrri nket jet thot jeta, e un tu e sha pergjigjna
Dejsa tjert i ruhen jetes, un qdoher e kritikoj
Dejsa shum jon ngi met mira, une tmira po kerkoj
Derisa mu kush sum vren, un e vrej qdo egzistenc
Mo dashni s'egziston, urrejtja bon konkurenc
E pse loti nuk po del? kur dhimbje ma tmadhe skom!!
E pse kerkush nuk um nin? tu bertit i thej kta dhom!
A sun pe ndryshojn njerzt jeten, apo e ndryshun per tkeq
Nket mjegull jem me miliona, e krejt nihem veq e veq
Mirpo shpirti sdel aq let, pa shpreh tjeter kush deshir
Probleme ki pa kufi, e ti rri nmujsh djal i mir
Kur po tshoh ty me ftyr tpastert,
Dora mshkon nftyren tem
Gishtat vrejn miliona rrudha,osht pasqyr per qdo problem
Spo di a u kap per mu, apo un jom kap per fleten
A egziston per mu jeta, apo un jetoj per jeten
Nese nuk t'therr fjala jem, thika mpreht ska met pre
Nese nuk tpijn fjalt e mija, ty rakia smun met deh
Tu e ngreh sikur cigaren, me ja nxjerr jetes kuptimin
Mrena zemres um ka prish, se nthellsi e ndjej helmimin
Si pik e lotit nga syri, jeta um ka lshu prej vetit
Taksirati gjith pom gjon,
Athu egziston kismeti?

Bap-G
Edhe vetja edhe jeta
Gjithqka rreth vetes mu ka bo bajat

Kauzza-
Sa keq po nihna pa men a pa fat
1 onderr e pata edhe qajo e pat

Bap-G-
Qka bana sen sbana
Qekjo let jet 1 amanet i paqt

Kauzza-
Po don me dit pse sjom mir psiqikisht
Trupi mterqethet kur ka jeta boj me gisht

Bap-G-
Lyp klikim me bo disslike, se ky so morali yt
Vlen me than veq 1 fjal temen, kush jeton hala n'ymyt
Se nuk ki kurgjo me jet, per ty jeta o relax
Mirpo shenjat e mija tjetes, dosti nuk lahen me faks
Saher menoj me vra veten,mirpo inatgjit si knaqa
Me dy kam heci nmekate, me ymyt me mrri te paqja
Zdo me than qe ka mu nal, nese ti um gjun me fjal
Qe sa vjet jom me ni rrug, ku shumica sishin dal

Kauzza-
O jaran je dallash, jeta hazer sen sum dha
Durt perpjet tu i lyp ZOTIT,apet dy durt that mi la
Me plot heka u rrita, tu bo tym perskej rruge
O jet mu ki gerdit, sikur kimja midis buke
Apet ni shpres um man gjall, ka met perqaf me dy dur
Me sy mshel ka met puth nball,edhe nese per koh tshkurt
Ti jeto me andrren tem, se un po jetoj per hater
Ti i prite andrrat tua, un daten 24

DËRGOI: