>
BIOSHQIP

Kejsi Tola, Vjen Si “Ajsberg” Në Kënga Magjike

15-11-2014
Kejsi Tola është paraqitur së fundmi në festivalin Kënga Magjike 2014. "Ajsberg" titullohet kënga e saj e re me të cilën ka vendosur të konkuroj këtë vit në Këngën Magjike. Kënga flet për një dashuri mes dy personave e cila është aq e pandashme si Ajsbergi me oqeanin.



Teksti kësaj rradhe është shkruar nga Olti Curri, ndërsa muzika nga Darko Dimitrov. Kënga është pëlqyer shumë nga publiklu dhe ka marrë mbi 10 mijë klikime në youtube. Kejsi i ka falenderuar fansat për këtë mbështetje të vazhdueshme me një status në Facebook: "Faleminderit pafund per mbeshtetjen. ‪#‎KengaMagjike‬#ICEBERG" - ka shkruar këngëtarja.



Ajo u rikthye pas dy vitesh në skenë dhe kur e pyesin për shkaqet e mungesës së saj në tregun muzikor, ajo thotë se studimet për kanto i marrin shumë kohë dhe njëkohësisht, sikurse shumë prej nesh e dinë, ajo angazhohet edhe në muzikën live. Ndryshe nga herët e tjera, ajo i këndon dashurisë me nota pozitive. “Në këtë këngë ndjenjat e dy personazheve bashkohen dhe ndahen ashtu siç bashkëveprojnë ajsbergu me oqeanin”- na tregon.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kejsi Tola, Vjen Si “Ajsberg” Në Kënga Magjike