>
LETERSISHQIP

Liqeni

Përballë meje, liqeni rri i qetë natën.
Madhështinë e tij e ruan për më vonë.
Tek fle njerëzia, koha e ndërron datën,
Liqeni e ndryshon mendjen, ashtu thonë.

Heshtja e tij të kaplon mendjen tepër gjatë,
Edhe kur ikën, n’shpirt e ke me vete.
Sikur t’kthehesh buzë brigjeve të tij prapë,
Do t’i rrëfesh, pa frikë e pa turp, sekrete.

Kaltërsinë e ka marrë dhuratë nga qielli,
Ndërsa shtrirjen ia ka falur vetë toka.
Përkunden qetësisht valët n’rreze dielli.
Për bukurinë që ka, fjalët mbesin t’kota.

© 2017