Kënga Magjike 1999
Festivali “Kenga Magjike” ka nisur atëherë kur muzika e vërtetë shqiptare duhej të rilindte dhe kur më shumë se kushdo, emrat e saj të vërtetë, ikonat e një brezi të tërë artistësh do të ringjallnin vlerat e saj. Të kujtosh sot në skenë Tonin Tërshanën, Luan Zhegun, Ema Qazimin, Myfarete Lazen apo Liliana Kondakçiun, kupton se ky fëmijë i brishtë, që lindi si një nismë e mirëfilltë artistike e producentit Ardit Gjebrea, gjatë gjithë jetës së tij do të mbështetet fuqimisht tek arti i vërtetë. Por sigurisht, festivalit nuk do t’i mungonin as zërat e rinj dhe emra, që në vitin 1999 ishin në fillimet e karrierës së tyre. Elsa Lila ishte një prej këtyre artisteve, që me guximin për të kënduar përballë të mëdhenjve do të merrte mes 34 këngëve edhe shpërblimin e pakrahasueshëm të çmimit të parë dhënë nga një juri profesioniste, e kryesuar nga Anida Take. Këngëtarja rrezëllitëse e muzikës shqiptare do t’i rikthehej skenës pas 10-vitesh mungesë duke marrë jo vetëm emocionet e këngës, por edhe një vlerësim moral. Në skenën e festivalit, ajo vlerësohet me medaljen “Naim Frashëri”, nga vetë Presidenti i Republikës. Por festivali që bashkoi brezat, arriti të bashkonte edhe familjet. Për të parën here, Gaqo Çako dhe Pirro Çako shfaqen në skenë në një duet, që mbetet unik dhe i papërsëritshëm. Producenti dhe prezantuesi i festivalit, Ardit Gjebrea shfaqet në skenë me dy vajza simpatike në krah, dy misse me kurorë, që bashkuan Kosovën me Shqipërinë: Valbona Selimllari dhe Venera Mustafa. Tri netët e festivalit janë përcjellë në ekran nën regjinë e të madhit Pali Kuke, i cili do të vazhdonte të qëndronte në pult edhe në dy edicionet pasuese.
Kënga Magjike 1999 (Tekste & Video)
- 1Klith Me NatënArjan Toci
- 2Nate MagjikeGrupi Univers
- 3Më FalSuela Çanaj
- 4Zjarri I ZemresÇlirim Denaj
- 5Oret E JetesDelirium
- 6Skllav I Jetes TëndeMeteor
- 7Edhe NeserEtmond Mancaku
- 8Jeta Është E ShenjtëRovena Dilo(Muz.: Alfred Kaçinari & Ardit Gjebrea, Tex.: Rovena Dilo, Ork.: Alfred Kaçinari)
- 9S'jam ImazhMerian Gjata & Rovena Stefa
- 10Lotët E ËngjëllitEra Rusi(Muz.: Etmond Mancaku, Tex.: Gjergj Jorgaqi, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 11Do Te Vije Nje NeserMyfarete Laze
- 12Një Jetë DashurojmëSunrise
- 13Bie ShiElinara Shehu
- 14ArberiLiliana Kondakçi
- 15Perse Te AdhurojJonida Maliqi
- 16Rruga E JetësSpirit Voice
- 17Duke Kërkuar JetënFitnete Tuda
- 18Stolia E MerziseJulka
- 19Do Te Them DickaRitfolk
- 20Sa ÇudiManjola Nallbani
- 21ArtistiLuan Zhegu
- 22Ti LargohuAlma Bektashi
- 23Më Tremb NdarjaThe Dreams(Muz.: Alban Karabashi)
- 24Ikin StinetEma Qazimi & Ershela Bogdani
- 25RomancePirro Çako & Gaqo Çako
- 26Mos Më Lini Të LargohemKozma Dushi(Tex.: Jeta Vojkollari)
- 27Dy NetëMimoza Paraveli & Mihallaq Andrea
- 28LevizjeIrma Libohova & Kristi Popa
- 29F*ck The GovernmentAdelina Ismaili(Muz.: Nexhat Mujovi (Wirusi), Tex.: Adelina Ismaili, Ork.: Nexhat Mujovi (Wirusi))
- 30Nese Do Te Ishe KetuHektor Duri
- 31Ti S'e Ndjen Ate Qe FalGjergj Jorgaqi(Muz.: Gjergj Jorgaqi, Tex.: Gjergj Jorgaqi, Ork.: Gjergj Jorgaqi)
- 32Vetem Nje FjaleElsa Lila
Komente 0