TEKSTESHQIP
Kënga Magjike 2022
Netët finale të “Kënga Magjike 2022” u organizuan në datat 22,23,24 dhe 26 Nëntor 2022 në Pallatin e Kongreseve. Artistë nga 13 shtete performuan magjinë e tyre këtë edicion.

Siç është tashmë traditë e “Këngës Magjike”, netët e spektaklit kanë dy bashkëprezantuese bukuroshe krah Ardit Gjebreas. Këtë vit, Olta Beqiri dhe Eva Murati i kanë shtuar hijeshinë garës së këngës. Olta Beqiri është e njohur tashmë si aktore ndërsa Eva Murati është moderatore e njohur e sportit.

Eva Murati vjen nga një eksperiencë e gjatë moderimi. Karriera e saj ka nisur që në moshën 15 vjeçare. Ndër vite ka prezantuar formate, e formula të ndryshme televizive, e gjithashtu është angazhuar si aktore në disa produksione kinematografike. Olta Beqiri është një ndër aktoret më të reja, por me premisa shumë të mëdha. Nga ana tjetër ajo është një ndër personazhet më “IN” të platformës “TikTok”, duke numëruar mijëra ndjekës. Dy vajzat do të shoqërojnë për 4 netë radhazi Ardit Gjebrean në skenën e Pallatit të Koncerteve.

Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e Këngës Magjike. Marsela rrëmbeu trofeun e edicionit të 23-të festivalit të këngës. Emocionet e përlotën në skenë Marselën teksa mori çmimin, e cila nuk mbajti as lotët dhe një falënderim e pati për të gjithë ata që e mbështetën. Kënga e saj “I paftuar” ishte kënga më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi më shumë pikë edhe nga votimi i publikut. Marsela ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, që i dhuruan edhe vendin e parë.

Kënga “I paftuar” është realizuar nga Alban Ramosaj, i cili fitoi edicionin e kaluar të “Këngës Magjike” me “Theje”, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”. Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5. Ndërsa, Martin Pano u vlerësua si 'Artisti i ri më i mirë' me këngën 'Një si ti'.

Listën e plotë

1. Marsela Çibukaj
2. Michela Paluca
3. Anxhela Peristeri
4. Mamagama
5. Sardi Strugaj
6. Xhesika Polo
7. Martin Pano
8. Inis Neziri
9. Le Deva
10. Marco Carta
11. Vesa Smolica
12. Irma Libohova
13. Mariza Ikonomi
14. Sheila Haxhiraj
15. Ardit Çuni
16. Lorenc Hasrama
17. Alvan
18. Angeles Arboleda
19. Jayoo
20. Jason Walker
21. Andrea
22. We are Domi
23. Omar Naber
Kënga Magjike 2022 (Tekste & Video)
Image 217414
Image 217415
  • Kënga Magjike 2022
  • Viti: 2022
  • 22/11/2022 - 26/11/2022
  • Pallati I Kongreseve
  • Prezantuesit: Ardit Gjebrea, Eva Murati & Olta Beqiri
  • TV: Tv Klan
  • Radio: Radio Klan