TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Fërfëlloi Fëllënza N’ujë
Lyrics

I: Fërfëlloi fëllënza në ujë :I
I: Fëllënzo, fëllënzo :I
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë!:I
Fëllënzo, fëllënzo:I
Ty be unë ty nuk të ngasë...

sa për flokësh të përkasë
të të shoh a je e bardhë
a je e ambël posi dardhë
/
sa për dore të përkasë
të të shoh a je e zeshkë
a je e butë posi pjeshkë
/
sa për syni të përkasë
të të shoh a je e bukur
a je rrumbull posi kumbull
/
sa për balli të përkasë
të të shoh a je e hollë
faqe kuqe posi mollë

DËRGOI: