>
BIOSHQIP
Biografia
Caste të ndjeshme recitative duhen konsideruar pastaj te gjitha llojet' e kaden cave, qofshin ato hyrëse, te brendshme apo mbyllëse etj. Pa thirrje te kësaj natyre, atmosfera e përgjithshme ideo emocionale e këngës labe, sidoqoftë, nuk është e plotë, ajo as që mund të kuptohet nëse ato mungojnë. Qysh ne vitet '30, prof. Eqerem Çabej vërejti "...thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë duke e quajtur kënge barinjsh... Përshtypja akustike që krijon kënga labe mund te krahasohet me tingullin e këmborëve te bagëtive."

Ndikimi i jetës blegtorale dallohet qarte gjithashtu në muzikën popullore instrumentore labe.

Se dyti, faktorët shoqërore qe ndikuan mbi kulturën muzikore popullore labe janë, se paku, dy llojesh : martesore e zakonore ne përgjithësi dhe te solidaritetit atdhetar. Leberit kanë bërë e bëjnë me shumice si martesa brenda fshatrave të veçanta, ashtu edhe jashtë tyre.

Ata, si dje edhe sot, marrin e japin gjithashtu qofte brenda, qofte jashtë zonave te caktuara etnografike. Gjithsesi, martesat brenda fshatrave kane qene, përgjithësisht, me te kufizuara sesa ato ndërfshatare, kurse martesat brenda zonave, si rregull, gëzonin përparësi mbi ato ndërzonale. Sakaq, marrëdhëniet e solidaritetit atdhetar mes vendasve janë shprehur me force sa herë e kanë dashur interesat e Atdheut e te kombit, qofte ne te kaluarën e largët, p. sh., kundër sunduesve osmane, qofte ne te kaluarën e afërt, kundër shovinisteve greke, imperialisteve italiane, pushtuesve fashiste e nazifashiste.

Është e qarte se faktorët shoqërore, veçanërisht ata zakonore, nuk mund te mos kenë ndikuar se brendshmi qe te përftohej një kulture muzikore e njësuar, me tipare intonativo-modale mbare labe. Prandaj, brenda kulturës muzikore popullore labe, homofonia dhe polifonia, muzika zanore dhe ajo instrumentore, fshatare dhe qytetare, e grave dhe e burrave, me tere dallimet që kanë mes tyre, i shquajnë një sere tiparesh the me1ore intonativo-modale te përbashkëta.

Leberit kane jetuar e jetojnë ne një truall me male te larta, te ashpra e shkëmbore, me mungese te ndjesh me bimësie, klime ne përgjithësi malore, me vere te freskët e dimër te-ashpër, por vende-vende edhe mesdhetare, ku vera është e nxehte dhe e thate dhe dimri i bute e i laget, duke u kufizuar ne perëndim nga deti Jon etj. Ndikimi i kushteve te tilla natyrore reflektohet përsëri, sidomos, mbi këngën polifonike labe.

Duke e përjetuar me kujdes, duket se ajo diçka ngjizur ne përmbajtjen ideoemocionale prej qëndrimit madhështor te maleve, forcës se tyre, ashpërsisë, pamjes legjendare, vështrimit hijerënde e krenar - ndoshta për këtë arsye nje note e përgjithshme, thelbësore, tipike e saj shfaqet epizmi i pakrahasueshëm. Nga ana tjetër, kënga shumëzërëshe labe duket se është ndikuar ne një mase edhe nga bukuria e veçante e natyrës bregdetare - mbase për këtë shkak stile te caktuara muzikore, si, p. sh hi marioti, pilurioti etj., sjellin, para se gjithash, një note karakteristike lirike etj. -

Ndikimi i kushteve natyrore shquan gjithashtu ne muzikën popullore instrumentore labe, homofonike dhe polifonike. Notat kryesisht lirike te saj, veç tjerash, nxi ten edhe nga madhështia e natyrës sonë. Fyelli dhe culdyjarja si vegla tipike për gjithë Laberine, krijojnë përshtypje e asocacione te qarta të natyrës shqiptare.

Ne intonacionet muzikore te tyre shquhet me lehtësi bukuria e peizazhit tone natyror, qe jepet përmes botes shpirtërore te bariut.

Ndikimi i kushteve natyrore duket edhe ne vallet labe me përmbajtjen ideoemocionale shpesh epike, me levizjete gjalla e te vrullshme, shpërthimet e brendshme te forta e heroike, melodiken e ndjeshme recitative, ritmiken muzikore zakonisht te përziere, te matur e te theksuar etj. Se fundi, dukuria e ndikimit te mjedisit gjeografik vërehet në ndërtimin e banesave, te cilat, si rregull, janë prej guri, te larta e me dy kate ne veshjet popullore te ngjashme nga njëra zone etnografike ne tjetrën ; ne mënyrën e afërt te jetesës ; ne karakterin e forte e te vendosur, temperamentin burrëror e krenar te malësoreve vendas etj.

Se katërti, pastërtia etnike fshatare ka ndikuar mjaft për individualitetin e kulturës muzikore popullore labe. Leberit, ne te kaluarën, zhvillonin, përgjithësisht, një jete artistike folklorike te veçuar, te mbyllur, konservatore, relativisht larg ndikimeve te mundshme te ndonjë kulture te huaj artistike. Nje jete te tille e përcaktonin, deri diku, edhe kushtet natyrore. Ne rrethanat e këtij veçimi, ata kane mundur te rritin e zhvillojnë një folklor autentik. «Kultura jone popullore ka ekzistuar kryes : isht si kulture vendase fshatare ose kulture vendase qytetare - verejne studiuesit tanë. - '"

Kultura fshatare vendase ka qenë ne për shekuj mjaft e mbyllur dhe, për pasoje, etnikisht me e pastër, me autoktone. Tiparet etnike origjinale spikatin me fort ne kulturën fshatare. Kultura popullore qytetare vendase dallohej ne vija te përgjithshrne nga kultura e klasave sunduese dhe e pushtuesve te huaj, par ajo ka qene me e ekspozuar sesa kultura fshatare ndaj ndikimeve kulturore te huaj. Kur vendi ynë ishte i përfshire ne Perandorinë e Bizantit, ne kulturën tone qytetare popullore ose reflekse u vunë re gjurme te kulturës bizantine. Pas pushtimit osman u shfaqen mbi te ndikime orientale.

Pastërtia etnike fshatare është një faktor qe ndikon edhe ne ditët tona mbi kulturën muzikore popullore labe. Par, kuptohet qe, sot, ndaj saj, ashtu si rnbi tere muzikën dhe artin popullor shqiptar, veprojnë edhe faktorë te tjerë qe nuk round te mas përfillen, si : jeta e gjalle artistike folklorike, veprimtaritë e dendura artistike amatore e profesioniste, përhapja e shpejte dhe e vazhdueshme e vlerave muzikore te çdo lloji etj. Siç kane pohuar studiuesit, ne sis temin e qarkullimit te folklorit ne kohen e sotme po përdoren gjerësisht edhe mjetet teknike moderne te informacionit, qe kanë një efikasitet te madh transmetues informativ mbi përdoruesite vlerave folklorike, pavarësisht nga niveli arsimor i tyre.