TEKSTESHQIP

Kenge Vlonjate Qytetare
Ku E Bën Folenë Bilbili
Lyrics

Ku e bën folenë bilbili
grykëzënë
mbi një gonxhe trëndafili
moj thëllëzë
thëllëzë ooo

Moj thëllëzë
këngë e lezetë
të moj të dëgjoj
bëj shi a detë

Zëri t’bukur të bilbilit
grykëzënë
iso i mbajnë zogjtë e pyllit
moj thëllëzë
thëllëzë ooo

Moj thëllëzë
këngë e lezetë
të moj të dëgjoj
bëj shi a detë

Ti je zog lezet i pyllit
grykëzënë
këngën nis që pa dalë ylli
moj thëllëzë
thëllëzë ooo

Moj thëllëzë
këngë e lezetë
të moj të dëgjoj
bëj shi a detë

Këngën nis dhe nuk e pret
o grykëzënë
vashat bëjnë shih a detë
moj thëllëzë
thëllëzë ooo

Moj thëllëzë
këngë e lezetë
të moj të dëgjoj
bëj shi a detë