>
LETERSISHQIP

Korrik

Një afsh i dendur avullon në erë,
po përvëlon një djellë porsi prushi.
U poq kajsia.Bari është i prerë
Rri në shullër një zog ardhushi.

Prej kaq të nxehtë shqerrat,
janë hequr.
Nën druzëri ku pik'e vapës iku.
Çlodhen...dirgjen...flenë...
kanë vdekur...
Në këtë zjarr, këtë mbarim korriku.

Ka rënë heshtja porsi frymë e dehur.
Mbi blerim e mi çdo gjë të gjallë.
Kur ja! Se pylli dridhet papandehur.
Nën lisa larg, po këndon gjinkalla.