>
LETERSISHQIP

Nuk Ka Më Kohë

Koha ecën,
pa e kthyer kokën pas.
Mikja ime,
ti mbete e dehur
nën ombrellën e saj.
Erëra mosbesimi fryjnë gjithkund.
Lotët e mi vërshojnë si rrëkej,
mbyt gjith gjallesën që gjen para.
Peshën e mallit toka nuk ka fuqi
ta mbajë.
Dhe akoma je e dehur,
nën ombrellën e së shkuarës.