>
LETERSISHQIP

Perëndimi I Diellit

Eh,perëndimi i diellit!Çfarë kënaqësie ta shohësh atë lëmsh të zjarrtë të tretet në qiellin e kaltër pa kufi.Dielli flakëron qiellin dhe rrezaton kudo magji,ëndrra dhe pasion.Me të tërë larmishmërinë e ngjyrave kompozohet një pikturë "natyrë e qetë".Perëndimi i Diellit mbart në vetvete melankoli të ëmbël,të cilën do t'ua japë dhe tregojë të gjithëve.Gjithkush gjen veten nën rrezet e arta të Diellit.Akoma më bukur është perëndimi në bregdet.Sepse sheh që për kaq pak minuta të katër elementet e natyrës të bashkohen në një pikë të vetme.E kështu,me largimin e Diellit dhe ardhjen e mbrëmjes,përfundon ky moment i jashtëzakonshëm.Por ky moment përsëritet çdo ditë të javës,muajit dhe vitit.Ashtu siç nuk mbaron kënaqësia dhe frymezimi i çdokujt për ta parë perëndimin.