>
LETERSISHQIP

Më Mirë Të Jesh Fëmijë Sesa I Rritur

Femijeria eshte nje ndër periudhat e cila ndikon më së shumti në të ardhmen tonë.Pasohet nga shumë ngjarje të cilat janë vendimtare.Ajo është nje kujtim I fortë dhe nostalgjik per te rriturit e sotëm.Gjithashtu mbështes atë mendim që është më bukur të jesh një fëmijë, sesa një I rritur.Sepse një fëmijë e sheh botën të thjeshtë dhe kurrfarë kompleksi.Ndoshta të gjithë duhet ta shohin botën ngadonjëherë.Në moshën fëminore ne nuk e njohim ligësinë, inatin dhe përbuzjen.Ato I merr nga mjedisi I të rriturve përreth.Këtu gjendet edhe arsyeja e lindjes së konflikteve të ndryshme botërore.Pra, të rriturit kanë detyrën sublime që tu shpalosin fëmijëve ndjenjën e faljes, jetës, dhe edukatës.Kështu do rriten breza më të mirë, që do kontribuojnë në botë.Është mëkat që të dëmtosh fëmijërinë e të tjerëve.Duhet ti lëme ta shijojnë sa më shumë.Sepse ajo është më e bukur dhe më e shtrenjtë e jetes sone.