Teatri Dhe Jeta

Jeta dhe teatri kanë një lidhje mjaft të ngushtë.Qysh në kohërat antike është vënë re një paralelizim mes jetës dhe teatrit.Kjo gjë vihet re qartë nga çdokush.Tragjedia tregon përmes aktorëve sprovat që kalon çdokush për të vënë drejtësi.Ndërsa komedia vë në dukje veset e shoqërisë me anë të humorit.Dhe me sofistikimin e gjinisë dramatike,ky paralelizim u bë normal.Madje edhe i rëndësishëm për një vepër teatrale.Shoqëria njerëzore është e paraqitur në një mënyrë artistike në teatër.Ashtu siç teatri ngjan me jetën tonë,edhe jeta mund të duket si një teatër.Sepse çdo ngjarje e rëndësishme në jetë,madje edhe ato më të zakonshmet,shoqërohen me grimtë dhe emocione.Në këtë "teatër"nuk ka një skenar.Ai zhvillohet natyrshëm ndër vite.Çdo personazh ka qëllimin e tij,qoftë i mirë apo i keq.Ne marrim pjesë në këtë teatër pa e vënë re.Mbase,këto janë arsyet që jeta dhe teatri janë kaq interesante.Ato plotësojnë njëra-tjetrën.

- ese nga Kevin Çika


- Poezia u dërgua nga Kevincika -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2 / Votuan:  3