>
LETERSISHQIP

Dimër

Humbën zogjtë prej katundi,
në pyll këngë jete më nuk dëgjon.
Ra për tokë edhe gjethja e fundit.
Era loz e bredh me të.
Me ftohtësi të mistershme, dimri po troket.
I furishëm vigjëlon acari,
Akullimat e kristalta nga qielli bien
dhe mbulojnë e shkretojnë gjithcka.