>
LETERSISHQIP

Një Botë Pa Ligje

Siç e dimë,ligji është drejtuesi i mënyrës sonë të jetesës dhe i mënyrës sonë të të menduarit.Shoqëria i ka krijuar ligjet si një mekanizëm rregullues i shoqërisë sonë që të garantojë vazhdimësinë e saj.Ato janë krijuar nga përfaqësues të popullit dhe shtetarët,me qëllim mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të përbashkëta.Këtu lind një pyetje mjaft interesante.Kush vendos se çfarë është e drejtë,dhe çfarë nuk është?
A nuk janë dhe ligjvënësit qenie njerëzore që vendosin interesat personale,para interesave të shoqërisë,gjë mëse normale për çdokënd prej nesh?
Dhe ndër vite,historia na ka mësuar se ligjet janë varur nga ata që i kanë krijuar për qëllimet e tyre.Le të marrim një rast.Në Gjermaninë naziste,janë vrarë barbarisht dhe janë keqtrajtuar miliona hebrenj atje.Asokohe kjo gjë ishte e ligjshme dhe e pranueshme.Raste të tilla ka kudo nëpër botë.Pra,nëse fuqia e ligjeve vendoset vetëm në duart e një grushti njerëzish,është e pamundur që interesat e tyre të jenë paralel me ato të qytetarëve.
Dhe lind pyetja tjetër:A do ishte më mirë një botë pa ligje,sesa një botë me ligje të vëna nga njerëz të ligë?
Historia ka treguar se po.Monarkitë dhe diktaturat janë rrëzuar me revolucione,duke çuar vendin në anarki.Megjithatë,po historia ka dëshmuar se anarkitë nuk kanë funksionuar dhe shoqëria kurrë nuk ka mbetur pa ligje.
Shoqëria ndërton një sistem të ri ligjor.Hipotetikisht,një botë pa ligje do çonte drejt vendosjes së një rendi të ri shoqëror.Ngaqë do ketë gjithmonë individë që performojnë më mirë se të tjerët.Kjo ka ndodhur që me lindjen e njerëzimit.Ne e kemi në karakter për të udhëhequr.Gjithashtu ne priremi drejt një rendi të ri për të siguruar mbijetesën duke ndarë detyrat.