A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Udhëtim Në Ujvarën E Mirushës

Kur mësuesit na thanë që në maj do shkonim në ujvarën e Mirushës,u gëzuam jashtë mase shumë.Unë doja shumë që të shkoja atje.Ishte një vend interesant dhe i pazbuluar për mua.Mezi prisja ditën e nisjes.Dhe kur shkuam,ora ishte 7 e mëngjesit.Dielli sapo kishte aguar.Kisha shumë emocione.Unë nuk isha vetëm,por bashkë me shokët e klasës dhe me vëllain tim Andin.Dhe një orë mbasi e kaluam kufirin e pastaj mbërritëm në Gjakovë.Ky qytet ishte shumë i pastër dhe me gjelbërim.Ajo ishte shumë e veçantë.Të gjithë ishim të gëzuar.Pas kësaj ndalese të këndshme në Gjakovë,u nisëm me të shpejtë për në ujvarën e Mirushës.Por teksa ecnim,autobusi ndaloi.Mësuesit na thanë që pjesën tjetër të rrugës do e
në këmbë.Kur dolëm nga autobusi,mjegulla e mëngjesit ishte akoma prezente.Bënte ftohtë.Por unë i kisha marrë masat.Nxora nga çanta ime një mushama dhe e vesha tek ecja.Rrugët ishin me baltë dhe shumë të vështira për të ecur.Ndërsa ne po ecnim,një gjë e frikshme ndodhi.Një gjarpër na u afrua neve dhe të gjithë patën panik.Fatmirësisht mësuesi e largoi tutje me një shkop.Sa më shumë ecnim,aq më shumë dëgjojë zhurmën e ujvarës.Vrapoja i ngazëllyer.Dhe më në fund,arritëm.
Mirusha ishte më e bukur ngaqë e kisha parë në fotografi.Ajo më jepte paqe shpirtërore e qetësi të thellë.Bukuria e saj të magjepste.Ujvara ishte e rrethuar ne gjelbërim.Unë u dashorua me atë pejsazh.Pas një ore ne u larguam për të shkuar në vende të tjera.Për mua ky ka qenë udhëtimi më i bukur që kam bërë.

- prose written by Kevin Çika


- Submitted by Kevincika -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019