>
LETERSISHQIP

Ajo Çfarë Më Bën Të Jem Unë

Mua më pëlqen shumë shkolla,ndonëse është e lodhshme.Sepse ajo di të përgatisë njerëz të aftë për jetën dhe thellon njohuritë për botën tonë.Lëndët që preferoj më shumë janë matematika dhe letërsia.Mendoj që kam arritur të përballoj mjaft mirë vështirësitë që jeta më ka rezervuar.Sepse jam i durueshëm,këmbëngulës dhe i marr gjërat me sportivitet.Udhëhiqem në jetë nga parimi:Mbi veten të fitosh,fitorja më e madhe.Më pëlqen shumë të shoqërohem dhe të zë sa më shumë miq të rinj.Shpesh flas pa komplekse dhe i them gjërat troç.Respektoj çdokënd për virtytet dhe për karakterin e tij.Unë mësoj nga gabimet e së kaluarës.Jam person i qetë dhe iu mënjanohem zënkave e grindjeve.Unë jam një njeri që di të marr përgjegjësi përsipër,edhe pse ndonjëherë janë më të rënda nga ç'mund të përballoj.Emocionohem shpejt,ndonjëherë dhe pa ndonjë arsye të veçantë.Dështimin e të tjerëve nuk e shoh si suksesin tim.Jam njeri që qesh dhe kam sens humori.Gjithashtu jam modest dhe nuk më pëlqen të mburrem.Edhe pse mund të zhgënjehem dhe rrëzohem,unë shpresoj dhe gjej forcë për tu ngritur.