>
LETERSISHQIP

Agamemnoni Dhe Akili

Agamemnoni dhe Akili janë figura shumë të spikatura në "Iliadën" e Homerit.Këto personazhe kanë mjaft veçanti.Dhe ngadonjëherë ata janë në kontradiktë.Në vepër, Agamemoni shfaqet si komandant i ushtrisë akeje.Gjithashtu ai paraqitet si një sundimtar egoist dhe lakmitar.Ai kishte një karakter të paqëndrueshëm dhe kishte autoritet në ushtri.Fjala e tij ishte ligj.Agamemnoni është krenar.Krenaria është gjëja e tij më e shtrenjtë.Kur qëëllimet dhe mbretërimi i tij i cënoheshin, ai tërbohej tmerrësisht shumë.Agamemnoni ishte një sundues i madh dhe i plotfuqishëm.Kishte të gjitha tiparet e një perandori.Agamemnoni qe një luftëtar i fortë dhe i guximshëm.Ai mund të luftonte gjer në vdekje vetëm për të mbrojtur mbretërinë e tij, nderin dhe popullin.Këtu Agamemnoni ngjason me kreshnikët shqiptarë.Nga ana tjetër qëndron Akili.Ai në vepër ka epitetin "këmbëshpejti".Dhe nuk kishte frikë nga asgjë.Akili urrente që të tjerët ti bëjnë padrejtësi.Në luftë, Akili nuk vjen për interesa personale ose për ndonjë plaçkë.Ai lufton për të vënë në vend nderin e akejve dhe për t'iu sjellë lavdinë e merituar.Ishte gjithashtu inatçor dhe dallohej për kokëfortësi.Fati i tij është i paracaktuar dhe e ka të pamundur që të ndryshojë rrjedhën e tij.Por ai nuk i trembet fatit tragjik dhe e pranon atë.Jeta e Akilit qe e lavdishme për aq sa zgjati.Gjatë veprës shfaqet natyra e tij komplekse.Ishte një hero i veçantë që nuk mund të barazohej me asnjë luftëtar tjetër.Ai mund të vritej vetëm në pikën e tij të dobët, në thembër.Ky hero dallohej për guximin e papërmbajtur.Akili dhe Agamemnoni janë në një konflikt paralel.Nga njëra anë sunduesi dhe luftëtari i ashpër.Dhe nga ana tjetër guximtari zemërgjerë që përfaqësonte idealet e periudhës antike.