>
LETERSISHQIP

Një Dolli Në “Zemrën E Liqerit”* Të Lasgushit

Një poezi për Festën e "Verërave dhe Gështenjës"

Hardhitë e rrushit që vareshin si lule ndezëse shpirtrash mbi avlli,
Ende i kam si nektarin mjaltë mbi buzët e etura në diellin vjeshtor,
Vozat e drunjta mbanin brenda mushtin e tyre të kuq në mavi,
Derisa bëhej gati për t’i mbushur butet me lëngun hyjnor.

Më ka pëlqyer të dehem me të dashurin tim me kupa vere,
Dhe ky ritual vazhdon ende, s’mbahet mend qyshkur?
E kuqja e verës dhe trokëllima e gotave është A-ja e kësaj shenje,
Është muzika e shpirtit që dalldis çdo grua dhe burrë!

Pogradeci me gotat e kristalta me verë të kuqe si gjaku i Krishtit,
M’u shfaq në këtë muzg nju jorkez me Kutelin “Fshati im e pi rakinë”,
Me fiset e Enkelejve, mbretin Bardhyl që merrnin fuqinë e ritit të shpirtit,
Dhe perandorin Justinian që vazhdon të mbretërojë në fshatin Lin.

Ja e ngre dollinë në “Zemrën e Liqerit” të Lasgushit,
Dhe shoh si mbytet Hëna në ploçin e verës plot,
Magjia të çon marramendthi në vreshtat e rrushit,
Dhe të risjellë prane gotës, që s’mund të ndahesh dot…

Në këtë mirazh vjeshte digjem nga mijëra vetëtima malli,
Ku yjet e qiellit luajnë magjishëm me degët e trupit tim,
Nën flakën e qiririt më ulet në gjunjë një “Këmbë Mali”,
Dhe më rrëfen se kjo botë pa pijen e verës s’ka kuptim.
Ps: “Zemra e Liqerit”* ështe poezi nga Lasgush Poradeci
New York

DËRGOI: