>
LETERSISHQIP

Pema E Krishtlindjeve

Pema e Krishtlindjeve më duket si një pyll me cicërima të pafundme zogjsh,
Ku shkëlqimi i dritëzave më vjen si bekim dhe puthje e Krishtit,
Reflekset e ngjyrave më mbështjellin si shall i ngrohtë vetminë,
Ku lutem dhe këndoj në krahë Ëngjëjsh në natën e bardhë të vitit.

Unë jam në tokë dhe qiell brenda misterit të kodeve shqiptare,
Ku festoj midis ajrit çdo besim që i shërben njerëzimit,
Dhe me gotën e verës së kuqe simbol i gjakut të Krishtit,
Trokëllis qelqet dhe bëj gëzuar në botën e krishterë të Perëndimit.

Në fijëzat halore të bredhit Hënëza është lidhur si gjerdan,
Dhe vesh degët e yjta që farfurijnë si ndër gusha të njoma nusesh,
Kënga e Krishtlindjeve “Jingle Bells, Jingle Bells” mbush shpirtrat tanë
Dhe sjellë një atmosferë që Zotit me përgjërim në gjunjë i lutesh…

24 dhjetor, 2019
New York

DËRGOI: