TEKSTESHQIP

Klajd Xama
Rritmi I Prinderve Tane
Lyrics

Në dasma në ditëlindje
Unë bashkë me babin tim
Muzikë dëgjoj me ëndje
Dhe bëj ndonjë vallëzim.
Por mbi të gjithë vallëzimet
Që babi im kërcen
Një Tango, një Tango,
një tango më pëlqen.

Ky është vallëzim i vjetër
Që dua ta kërcej.
Të lehtë e më të freskët
Në të veten e ndjej.
E dua Tangon time,
Këtë muzikë intime.
Por ritmi dhe Rrumba,
dhe Rrumba më pëlqen.
Rrumba!!
Rrumba, të kërcejmë.
Rrumba, të dëfrejmë.
Dua që sonte në Rrumba të gjithë ti ftoj.
Rrumba, të kërcejmë
Rrumba, të dëfrejmë.
Dua që sonte një Rrumba t'jua mësoj.
Dhe le ta mbyllim me Rrumba
dhe të gëzojmë.