>
BIOSHQIP

Klajdi Musabelliu:“Çdo Këngë Që Bëj, Realzoj Apo Këndoj, Ka Emrin E Një Vajze Të Feshur”

24-03-2016
Klajdi Musabelliu, këngëtari i njohur nga Tirana vjen në këtë intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Ai tash e një kohë punon me dublimin e filmave të animuar si dhe është i angazhuar me punë në AKBN, por asnjëherë pa u larguar nga pasioni i tij muzika. Në këtë intervistë ai gjithashtu na flet edhe për projektet e tij më të reja muzikore andaj ju ftojmë të lexoni... TeksteShqip: Klajdi, na tregoni pak për projektet e tua më të reja. Me çfarë po merreni aktualisht? Kaljdi Musabelliu: Aktualisht jam mjaft i përqëndruar në pasionin tim të dytë, pas muzikës, ai i të dubluarit filma të animuar(vizatimorë dhe edukativë) ku në një mardhënie të vazhdueshme dhe të sukseshme me Tring Digital, jemi duke realizuar një produksion mjaft të ventë për vogëlushët, atë të titulluar "Erdhën shkronjat", një serial argëtues dhe edukativ i cili transmetohet çdo të shtunë ora 17:17 në Tring Tring, Kanali 111. Gjithashtu jam duke u marrë edhe me një eksperiencë të re që prej pak kohësh, puna që kam nisur në sektorin e mardhënieve me publikun pranë AKBN-së(Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore). Ndërkohë që jam duke gatuar në mëndjen time një material muzikor, të cilin do ta realizoj dhe prezantoj kur të ma thotë truri*qesh). TeksteShqip: Kënga juaj e fundit ishte "Ndodh edhe kështu" në Festivalin e 54 në RTSH. Sa u ndatë i kënaqur nga paraqitja juaj? Klajdi Musabelliu: Kënga "Ndodh edhe kështu" ashtu sikurse çdo këngë tjetër e imja, çdo material muzikor apo vepër artistike, e prezantuar vitin e kaluar në Festivalin e RTSH-së është pritur mjaft mirë, dhe dita ditës vazhdon të marr duartrokitjet e publikut, të cilin e falenderoj pa fund për mbështetjen. Përsa i përket paraqitjes sime apo kënaqësisë që unë ndjeva apo përjetova lidhur mbi performancën e kësaj kënge, ju siguroj që jam emocionuar mjaft, dhe kam transmetuar edhe në publik mjaft nota emocionuese. Pra me pak fjalë "Ndodh edhe kështu" ja ka arritur qëllimit të sajë, ai i të mbeturit në mendjet dhe zemrat e publikut, çka më bën të ndihem mjat optimist dhe të vlerësuar nga artdashësist e muzikës.



TeksteShqip: A mendoni se meritonit më shumë? Klajdi Musabelliu: Sigurisht që mendoj dhe kërkoj gjithmonë më shumë nga ç'ofroj apo ç'më ofrohet, megjithatë "Ndodh edhe ashtu" por "Ndodh edhe kështu". TeksteShqip: Klajdi sa jeni i angazhuar me koncerte në Tiranë? Klajdi Musabelliu: Përsa i përket angazhimit tim me koncerte në kryeqytet, dua të them që i kam lënë pakëz pas dore, sepse si gjithnjë kam qenë mjaft i hallakatur, duke u hedhur sa nga një eksperincë në tjetrën, megjithatë unë muzikën se kam braktisur kurrë, sepse edhe nëse nuk këndoj vete, kjo z'do të thotë që s'mund të jem pjesë e ndonjë produksioni që intepretohet nga dikush tjetër. Pastaj unë këndoj nëpër sebepe, të tipit synetlliqe, vdekje, etj etj(qesh). TeksteShqip: Si e vlerësoni tregun muzikor sot? Klajdi Musabelliu: Ashtu sikurse në të gjithë botën, edhe në vendin tonë, apo edhe në Kosovë e Maqedoni për momentin trimumfojnë tendencat e reja të kohës. Kjo është normale pasi që "pazari"(tregu muzikor) shet gjithmonë produkte konsumi. Në treg ka mjaft rryma dhe tendenca të cilat për aq sa pëlqehen dhe mirëpriten nga blerësit(publiku) mua s'më takon ti gjykoj e paragjykoj, pasi ato janë shijet e njerëzve. Megjithatë mendoj se publiku duhet të jetë pak më shumë kërkues mbi të gjitha në tematikat apo subjektet e e këngëve.



TeksteShqip: Na fol pak për përditshmërinë tënde. Dimë që punoni në Agjensinë Kombëtare të burimeve natyrore - AKBN? Si po ju ecën puna atje? Klajdi Musabelliu: Koha fluturon, dhe për këtë më vjen keq, pasi që edhe unë vdes të fluturoj, por ende s'kam mësuar(qesh). Përditshmëria fluturon bashkë me kohën sa hap e mbyll sytë, dhe ndonjëherë nuk kuptohet se sa shpejt ikin ditët, derisa të vjen ditëlindja(qesh). Puna pranë AKBN-së është një eksperiencë e re, të cilës po i kushtoj pjesën më të madhe të kohës. TeksteShqip: Po jeta private? Klajdi Musabelliu: Jeta private? Jeta private...... jeta private...... jeta private, gjellë me patate(qesh). Se kuptoj qartë ku doni të referoheni, por nëse i referoheni marrdhënies sime me gjininë femërore, mund t'ju them me bindje të plotë se diçka nuk shkon mirë. Mund të jetë prishur ndonjë qark i shkurtër, a ndonjë rrondele, pasi marrdhëniet e mia me vajzat që unë pëlqej shumë apo dua, ose nuk zgjasin shumë, ose nuk fillojnë fare. Duhet të vizitohem ndoshta(qesh).



TeksteShqip: A do të paraqiteni sërish në festivale? Klajdi Musabelliu: Besoj se po. Festivali është një emcocion mjaft i veçantë për çdo artist apo këngëtar. I vetmi vend ku të mbushet shpirti plot, është Festivali, pasi që është i vetmi vend që të ushqen shpirtin. Gjynah që s'bëhen festivale çdo 3 ditë. TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për albumet dhe a do të kemi në të ardhmen ndonjë album nga ju? Klajdi Musabelliu: Albumet janë diçka e rëndësishme dhe domosdoshme për të gjithë këngëtarët, të cilët në këtë mënyrë prezantojnë veten me publikun, vlerat e tyre, shijet, dhe shprehin atë që ndjejnë. Në treg ka mjaft albume që ja vlen ti blesh, dhe jo ti shkarkosh nga interneti. Unë e kam vetëm një të tillë që prej mjaft kohësh, sepse jam më tepër tip i "Single". Megjithatë kurrë nuk them kurrë, se ndoshta ma jep truri nesër, mund të jem i frymëzuar, dhe mund ti bëj nja 10 këngë që në mëngjes(qesh).



TeksteShqip: Klajdi, faleminderit shumë që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Një përshëndetje për lexuesit.... Klajdi Musabelliu: Një përshëndetje për lexuesit e portalit "teksteshqip", dhe një apel të vockël për "kritikët". Dëgjojini një herë këngët përpara se të flisni për to apo këngëtarët. Mbyllini sytë një herë, jepini një vështrim ndryshe të gjithëve, jepini një mundësi, dhe filloni udhëtoni së bashku me ta. "Muzika na mëson gjënë më të rëndësishme që ekziston, të dëgjuarit" thotë mjeshtri Ezio Bosso, i cili gjithashtu shprehet se "Muzika është një magji e vërtetë, jo rastësisht dirigjentët kanë shkopin si magjistarët". "Çdo këngë që bëj, realzoj apo këndoj, ka emrin e një vajze të feshur". "Ndonjë herë emri ndryshon, por ndonjë herë edhe rikthehem tek emri i ndonjërës"
(B.A/Teksteshqip.Com)

Klajdi Musabelliu:“Çdo Këngë Që Bëj, Realzoj Apo Këndoj, Ka Emrin E Një Vajze Të Feshur”