>
BIOSHQIP
Biografia
Klajv Kajno, është i lindur më datë 08 Tetor 2003 në qytetin e Lushnjes.

Që i vogël ka marr pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore duke kënduar e luajtur në instrumentin e baterisë. Ai thotë se ka patur gjithnjë mbështetjen dhe ndihmë të madhe nga prindërit e tij të cilët dhe ata janë pjesë të fushës së muzikës, babai Albert Kajno (instrumentist/baterist profesionist i Kinoteatrit “Vaçe Zela” Lushnje), mamaja Valbona Hekurani (instrumentiste/këngëtare profesioniste e Kinoteatrit “Vaçe Zela” Lushnje).

Klajvi ka kryer studimet e shkolles se mesme në Tiranë ne vitet 2019-2022, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për instrumentin e Fizarmonikës. Në të njëjtën kohë punon dhe në një studio muzikore sëbashku me kompozitorin e mirenjohur Gramoz Kozeli.