>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Jeto” Nga Kledi Dhe Samanta

31-01-2014
Kledi Bahiti dhe Samanta Karavello kanë publikuar këngën e e re, një bashkëpunim që titullohet “Më Jeto”. Muzikën e ka punuar vet Kledi Bahiti i cili është pjesë e ThreeDots, teksa tekstin e ka punuar Olti Curri.

Jemi mësuar që klipet të shoqërohen gjithmonë me duete që i këndojnë dashurisë, por këtë herë ka ndodhur e kundërta!

Këngëtarja “in” e skenës shqiptare Samanta Karavello në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti kanë ardhur me një tjetër dimension në tregun muzikor.

“Më jeto” është klipi cili i ka dhënë start suksesit të këtij dueti që i këndon jetës dhe vështirësive që ne përballemi çdo ditë.

“Në këtë klip me temë sociale, jam ftuar nga Kledi, një bashkëpunim ky që është shumë domethënës për mua”, është shprehur Samanta.



Sipas autorëve, fabula e kësaj kënge ka në qendër pozitivitetin që duhet të kenë njerëzit rreth jetës, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që iu ndodhin në jetë.

Është një këngë që ka bashkuar dy personazhe për ti dhënë një optimizëm të gjithë realitetit shqiptar përmes zërit të tyre.

“Ndryshe nga këngët e tjera, kjo këngë të dhuron një emocion pasi ka në qendër një temë sociale, një këngë që flet për jetën dhe vështirësit që ne hasim është e pamundur që mos të prekesh”, ka pohuar Kledi.

Kënga është baladë e një dimensioni tjetër, pasi Samanta dhe Kledi këtë herë nuk i këndojnë dashurisë, por u këndojnë problemeve që ndeshim në jetën tonë.

Kënga “Më jeto” është shkruar nga Olti Curri në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti, ku vjen për herë të dytë si këngëtar.

Këngëtarja Samanta Karavello është pozicionuar mjaft mirë në tregun muzikor, duke sjellë herë pas herë risi në muzikë.
(telegrafi/shqiptarja)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Jeto” Nga Kledi Dhe Samanta