>
BIOSHQIP

Klepto, Letër Të Hapur Drin Zatriqit

25-08-2012
Vetëm një ditë pas përgjigjes së menaxherit të BabaStars, Drin Zatriqit, dhënë reperit të TBA, Kleptos, është ky i fundit ai që po ashtu i është kundërpërgjigjur në të njëtën mënyrë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Gold AG, duke e ndezur kështu atmosferën nëpër rrjetet sociale.
Ishte Drin Zatriqi ai që të premtën në mesnatë komentoi në foton e Kleptos bashkë me Ledrin, ku ishte një mesazh fyes ndaj BabaStars. Përgjigja e Zatriqit iu drejtua personalisht Kleptos, ndërsa ishte mjaft e drejtpërdrejtë.

Ashtu siç është pritur, Klepto nuk e ka lënë me kaq. Ai ka dërguar një letër në redaksinë tonë, ku shkurtimisht i drejtohet edhe ai ekskluzivisht Drin Zatriqit, duke e ftuar që të sqarohen sy më sy. Ai nuk ka hezituar që ta quajë edhe 'qen' menaxherin e BabaStars.

Në letër shruan si vijon më poshtë:

"Letër dedikuar qenit të zi a.k.a Drin Zatriqit

Sa për informatë qenush, zakonisht unë nuk merrem me mikrrobe, por kur më ngjitet ndonjë mikrob në k*qe, unë duhet ta eliminoj. Ti asnjëherë nuk ke mundur të më japësh respekt, sepse ti nuk ke respekt as per vete.

Vendin në shoqëri dhe në publik e kam pasur, e kam dhe gjithmonë do ta kem. Plisat unë i dua dhe i kam miq, por unë nuk fshihem pas askujt, çdo ditë më ke midis Prishtinës, eci vetëm, eci lirë!

Ledri nuk ka nevojë të përfshihet në këtë gjë, ti ke punë me mua. Kur të duash eja dhe ballafaqohu me të vërtetën, je i mirë se ardhur. Ditë e natë.

Fuck off more llaskuc i zi... ".

Priten zhvillime të reja pas këtij reagimi të Kleptos, i cili duket se aspak nuk i ka pritur mirë komentet e Drinit, teksa ky i fundit duket se është përfshirë në telashe edhe me një reper tjetër.

Hesape të pa sqaruara me Drinin kishte edhe reperi Gold Ag. Drini tallet me Gold AG, duke thënë se 'ka dështuar që të gjejë një këng të Gold AG në YouTube kushtuar Bajramit'.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga reperi i cili gëzon fansa të shumtë, teksa reagime të shumta erdhën pikërisht edhe nga vet fansat e tij.

"Unë bëj këngë në Bajram, por nuk shahem në Twitter. Veq bona ju zura, nuk do të prisni festa tjera", ka shkruar Gold AG në faqen e tij të fansave në Facebook.
(Telegrafi)

Klepto, Letër Të Hapur Drin Zatriqit