>
BIOSHQIP

Klepto, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Klepto In This Bitch”

22-12-2012
Reperi i grupit TBA, Klepto, ka publikuar videoklipin dhe këngën e re “Klepto In This Bitch”. Shumë vetura policie, këngë e stilit gangsta, e përshtatshme për ‘club’. Kështu është videoklipi dhe kënga e re e reperit, që rikthehet pas një kohe me një prej projekteve më serioze në skenën e repit, teksa fundviti është duke afruar. “Kënga është për ‘club’. Jam shumë i kënaqur me rezultatin e punëve. Rreth dy muaj është punuar në këtë projekt dhe me të vërtet jam jashtëzakonisht i kënaqur me videoklipin. Ky ashtu si këngët tjera janë për fansat, ndërsa priten vetëm projekte të reja në të ardhmen”, ka deklaruar Klepto për Telegrafin. Videoklipin e ka punuar produksioni ThinkCreative, që ka arritur të punojë skena tipike të filmit aksion, ku policia vihet në ndjekje të askujt tjetër pos Kleptos. Klepto ishte një prej protagonistëve kryesorë të koncertit më të madh të organizuar pas luftës në Kosovë, koncerti i madh i korrikut i Unikkatilit, ku të pranishëm ishin rreth 25 mijë njerëz.
(Telegrafi)

Klepto, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Klepto In This Bitch”