>
BIOSHQIP

Klepto, Së Shpejti Një Këngë E Re Me Klip

13-10-2013
Reperi i grupit TBA, Klepto, pritet të publikojë së shpejti projektin e tij të ri, një videoklip.

“Jam duke punuar në tri këngë të reja. Njëra është e punuar nga CricketBeats, teksa po punoj edhe me Kico n’Torch”.

“Gjatë muajit do ta publikoj edhe këngën e re, e cila është shumë e ‘qart’”, ka theksuar Klepto për Prive.

Klepto ishte pjesë e koncertit që mblodhi plot 25 mijë njerëz në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës me protagonist gupin TBA dhe liderin Unikkatil.
(Telegrafi)