>
LETERSISHQIP

Në Fillim Ishte Fjala…!

Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une, pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh, … te mbushur me fotografi qe i kishim bere sebashku, neper vende dhe stine te ndryshme, prej nga dita qe ishim njohur.Pasi i veshtrova me vemendje te gjitha fotografite dhe vura re se perseri zjarri i mallit per ty, nuk po me shuhej, vendosa te dilja serish nga shtepia dhe te ikja ne nje ambient te zhurmeshem, me qellim qe te lehtesohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe nga malli i madh qe ndjeja sot, ne kete dreke te heshtur per ty i dashur!Me mendje ashtu si te trazuar, dola nga shtepia dhe akoma pa e pasur te qarte, se per ku po shkoja, nisa te ecja neper rrugicen e vogel permes lagjes, e cila sot po me dukej me e pafund se kurre! Shume shpejte kembet me cuan tek “Parukeria” aty prane, ku pothuajse isha e pranishme c’do dite. Ndaj vendosa te mos futesha brenda, per te vetmen arsye qe te gjithe me njihnin dhe une sot nuk isha ne gjendje qe te beja biseda te ndryshme, ose te merresha me ndonje kok klienti sikurse ditet e tjera! U largova nga aty dhe ika ne ne barin tone ” Bar Iris “, ku shkonim shume shpesh, saqe ndonjeher i thoshim njeri-tjetrit qe e kemi bere si shtepine tone. Hyra brenda dhe shkova e zura vend, ne njeren nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezja e neoneve ndricues perreth, nuk arrinte te depertonte plotesishte!Sapo isha ulur, dhe akoma pa e vendosur se cfare do te porosisja per te pire, trupi i gjate i nje kamarieri me kemishe te bardhe dhe pantallona te zeza, me pyeti:
– Me se mundemi t’ju sherbejme? – Nje kafe, iu pergjigja e ndersa syte veshtronin makinat qe kalonin rruges dhe njerezit e shumte qe shkembeheshin me njeri tejtrin, nepermes parmakeve te dritares qe kisha perbri. Ajo rruge, me detyronte qe te humbisja thelle e me thelle ne humnerat e fafundeme te mendimeve qe sot po me nderlikoheshin, ne menyra nga me te ndryshmet! Tavolinat e tjera perreth, ishin te mbushura me kliente te tjere qe ndryshe nga une, bisedonin dhe qeshnin me njeri – tjetrin plot gaz e hare.Degjoja shume zera te ndryshem dhe te panjohur per mua, por ngaqe nuk interesohesha se perse benin fjale, me dukeshin si te vdekur dhe se vetem jehona u kishte ngelur nga pas! Me gishtat, si te ngrire mbertheja filxhanin e kafese qe me kishte sherbyer kamarieri dhe e rrotulloja nxitimthi, here pas here! Ashtu e vetmuar e ne gjendje depresionante, mendova te ngrihesha por nuk ngrihesha dot. E ndersa ti, mund te ishe diku me shoket e tu duke u kenaqur si gjithmon, e une vuaja me shume dhembje e vetmuar, mungesen tende qe po me torturonte aq shume ate dite, qe ty nuk te kisha prane vetes time!!Me shpirte e mendje te lodhur e te trazuar pa mase, nga kujtime te shumta te diteve te kaluara dhe me qepallat e syve, te renduara nga merzitja sot rrekelleja furishem sebashku me filxhanin e kafese, dhimbjen dhe mallin qe kisha ne shpirte, ate nate per ty !!!…