>
LETERSISHQIP

Ju Kujtova Te Gjithave

Ju kujtova te gjithave juve qe them se ju desha
qe nga m'e hershmja
gjer tek e vona,
ate qe ish e paputhura,
ate qe ish virgjeresha,
ate qe ish moll' e sherrit e pelë e harbimeve tona.

Ate qe flijoi per tre grosh dashurizen e pare
ate qe briroi fill pas muajit te mjaltit nen mua
ate qe nguroi n'udhekryq djall a ëngjëll te marre
ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"

Ja, po me ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve
te ndryshme, te shumta si ngjyrat, si zogjte
ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve
donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjte

Vjen perendisht edhe ti qe te desha se pari
pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote
te shtrij e te shkoj permbi buze serish si dikur nje fill bari
ti nis kendon edhe qan: Dashuria ben xhiro ne bote!

Prap une u desha pa ty
ti prape u puthe pa mua
erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet
erdhen, po s'hyri askush gjer ne pronat e tua
mes njeri tjetrit shkon lumi qe ndan e bashkon te dy brigjet

Zbriti dhe suta e Veriut
mbrriti edhe krrilla prej Jugut
une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha
toka, grua beronje, palluar prej plugut
qan kur s'ngarkohet me peme
qesh kur mbulohet me drithra

Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit
mjellma e fundit brymuar nga vjeshta
hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi
brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha

Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona
here i rishuar, here i rindezur, sa mund
jam gati cdonje ta ridua sikur t'ish vertet Dezdemona
pastaj ta harroj si nje liber qe s'mund ta lexosh gjer ne fund.