Më mbaj mend (për 1 muaj)


Kolë Oroshi: Në Kosovë çdo Shtëpi Ka Nga Një Këngëtar


Nuk ka akoma asnjë votë

[29-05-2011]
Muzika si profesioni më aktual në Kosovë dhe rajon, vazhdon të sjellë në pah çdo ditë këngëtar dhe talent të mëdhenj të kësaj fushe. Njëri nga të rinjtë i cili arriti të shënon suksese të vazhdueshme që nga dalja e parë para publikut, është padyshim këngëtari Kolë Oroshi. Ky talent ndonëse është rritur larg vendlindjes, dhe veprimtarinë e tij muzikore e ka zhvilluar kryesisht në Evropë dhe Amerikë, ai prapë se prapë është munduar që të jetë aktual edhe në Kosovë, gjë që e ka dëshmuar me shumë këngë, video klipe, si dhe mbrëmje të shumta muzikore. Përparësi e këngëtarit Kolë Oroshi është padyshim të kënduarit live, si dhe zotërimi i disa instrumenteve muzikore.

Intervistë ekskluzive me këngëtarin Kolë Oroshi
Intervistoi: RAJAN ARAPI

Zhurnal: Prej vitesh keni jetuar në diasporë, ku edhe keni zhvilluar profesionin tuaj si muzicient. Na flisni pak për këtë periudhë të jetës suaj?

Kolë Oroshi: Kam jetuar në Zvicër shtatë vite, pastaj kam shkuar në Amerikë ku vazhdova jetën për 12 vite, më pas jam kthyer përsëri në Zvicër ku dhe vazhdoj te jetoj dhe zhvilloj veprimtarinë time.

Zhurnal: Si muzicient keni pasur mjaft bashkëpunime, çfarë dhe kënd mund ta veçoni?

Kolë Oroshi: Kam bashkëpunuar me shumë këngëtar të estradës të cilët kanë ardhur në Amerikë derisa kam jetuar atje. Kam kënaqësinë të jem në një profesion kaq atraktiv siç është muzika sepse çdo herë je në udhëtime, takon njerëz të rinj, është një aventurë shumë interesante për mua. Muzika më bënë të ndihem i lumtur dhe gjithçka që bëjë për të rrjedhë nga zemra.

Zhurnal: E cilësoni të suksesshëm këtë hap të juajin, për të qenë sot këngëtar?

Kolë Oroshi: Nuk kam arritur akoma akoma të shënoj suksese të konsiderueshme sepse ende jam duke u munduar të krijoj një karrierë, por derisa e kam trashëgim edhe nga prindërit të cilët kanë qenë muzicient atëherë, sigurisht që e bëjë me zemër që nga mosha shumë e re, gjë që edhe suksesi nuk do të mungojë.

Zhurnal: Si ju ka pritur publiku, dhe sa u janë shtuar angazhimet me mbrëmje muzikore?

Kolë Oroshi: Kur këndon live sigurisht që ke për tu ndjerë më mirë, dhe atmosfera do jetë më e gëzuar. Çdo herë kur kam marr pjesë në mbrëmje muzikore apo në ndonjë angazhim tjetër të kënduarit live ka qenë një plus i madh për mua, poashtu edhe sukses sepse publikut i ka pëlqyer këndimi im.

Zhurnal: Deri më tani keni realizuar disa video klipe, ndërkohë që i fundit ishte ai me titull "Ah loke". Na flisni për autorët e kësaj kënge, punën e bërë si dhe realizimin e video klipit?

Kolë Oroshi: Po ky është klipi im i tretë dhe i pari që po e realizoj në Ballkan. Ideja ka qenë plotësisht e imja sepse është bazuar në realitet. Tekstin e ka shkruar Qamil Aliu kurse muzikën Wirusi.

Zhurnal: Protagonist të këtij video klipi janë dy personalitete të shquara kulturore, një aktore shqiptare si dhe një top model nga Kosova. Prej nga ideja për te qenë këta dy pjesë e video klipi "Ah loke"?

Kolë Oroshi: Është një realitet që shumë shqiptarë e kanë përjetuar. Mendoj se video klipi ka dal mjaft i mirë. Kuptohet se ka qenë edhe një plus i madh pjesëmarrjen e foto modelit Adrian Kamberi dhe aktores Merita Cocoli të cilët i kanë dhënë jetë këtij realizimi.

Zhurnal: Sa jeni të ndarë të kënaqur me realizimin e këtij video klipi, njëherit audienca si e ka vlerësuar atë?

Kolë Oroshi: Gjithsesi i kënaqur sepse personalisht kam asistuar gjatë gjithë kohës, poashtu edhe nga audienca është pritur shumë mirë si kënga ashtu dhe videoklipi.

Zhurnal: Si këngëtar i ri sa keni hasur në përkrahje mediale, qoftë me transmetim të video klipeve, por edhe me intervista?

Kolë Oroshi: Sa i përket anës mediale, transmetimit, ka qenë ndihma e Adrianit dhe kolegëve tjerë që më kanë mundësuar të jap intervista në TV dhe gazeta të ndryshme.

Zhurnal: Cili është zhanri muzikor qe ju e pëlqeni dhe e performoni më me dëshirë?

Kolë Oroshi: Zhanri i muzikës që mua më pëlqen është popullore, këndoj edhe zhanre të tjera, nuk e kam problem, adaptohem shumë shpejt, e dëgjoj harmonin shumë, kam një përparësi të madhe se jam edhe muzicient dhe dijë të luaj me harmoni shumë mirë.

Zhurnal: Sa ju sjellë përfitime muzika, dhe sa në përgjithësi investoni në këtë profesion?

Kolë Oroshi: Kuptohet për një këngëtar të ri është vështirë të fitohet nga muzika, duhet të investosh ashtu sikurse në çdo biznes tjetër, kurse deri më tani atë që kam fituar me muzikë është dashur ta investoj në realizim të këngëve poasht edhe video klipeve. Gjithsesi duhet falënderuar edhe familjen për përkrahjen.

Zhurnal: Sa keni pasur mundësi të prezantoheni nëpër festivale muzikore, dhe si në përgjithësi e cilësoni kualitetin e organizimeve të tilla qoftë në Kosovë, Shqipëri por edhe në Maqedoni?

Kolë Oroshi: Organizimet e festivaleve në Kosovë mendoj se janë shumë të dobëta, vlerësimi nuk është i drejtë, por edhe kam dëgjuar se në të shumtën e rasteve edhe janë të korruptuara.

Zhurnal: Skena muzikore aktualisht është e stërmbushur me këngëtar të rinj të zhanresh të ndryshme, sa mendoni ka konkurrencë cilësore dhe të mirëfilltë në këtë aspekt?

Kolë Oroshi: Në Kosovë ka aq shumë këngëtar dhe muzicient sa që shpesh herë them çdo shtëpi ka nga një këngëtar dhe muzicient.

Zhurnal: Kush është Kolë Oroshi, na flisni pak për përditshmërinë tuaj?

Kolë Oroshi: Muzika ma merr 90% të kohës andaj edhe për jetë private tani nuk më mbetet shumë hapësirë. Megjithatë çdo temë e bisedës si në familje, shoqëri është e ndërlidhur me muzikën.

Zhurnal: Sa ka ndikim profesioni juaj në jetën private, sa keni kohë t'i përkushtoheni asaj?

Kolë Oroshi: Rreth personalitetit tim hem... Kalojë mirë me të gjithë jam "full easy", shpesh herë tepër funny, por dhe shumë serioz, mendoj se ata që më njohin e dijn se kam një personalitet tepër të veçantë.

Zhurnal: Cilat janë planet tuaja në aspektin profesional, çfarë mund të presin fansat dhe publiku shqiptar nga ju në një të ardhme të afërt?

Kolë Oroshi: Publiku së shpejti mund të pret një këngë të re nga unë e cila titullohet "kiss me now" e që është një bashkëpunim me këngëtarin Valton Krasniqi. Është një këngë pak më ndryshe nga ato që unë kam sjellë deri më tani, një stil i ri mund ta quaj.
 (zhurnal.mk)



Komente mbi këtë artikull