Më mbaj mend (për 1 muaj)

Metamorf - Lumenjte E Jetes

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
S'thashë dot asnjë fjalë
Koha nuk u ndal
Heshtja u bë natë.

Mes botës së re
Që ndërtuam dje
Heshtja u be mal.

U larguam...veç hijet mbetën pas
Si fëmijë...në botën e pamasë
Që zi s'mban...!

Mes borës që fle
Guri ëndrrave
Sy nuk ka por qan.

Nuk e di përse
Mendja rri atje
Prehje s'gjen larg saj.

Qielli u skuq...dhe toka poshtë u drodh
Heshtja foli...po çmendja nuk e fali dot.

Agoi për pak por...për të do t'kish veç natë.

U larguam...veç hijet mbetën pas
Si fëmijë...në botën e pamasë
Rruga humbi...u tret në bardhësi
S'mbet gjë tjetër...veç zjarrit që më pas u bë hi.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)