Më mbaj mend (për 1 muaj)

Armend Regjepagiqi - Kujt Do T'ia Shpreh Pikëllimin Tim

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Vetëm jam, vetëm si kurrë më parë
lotët shpesh po më tradhtojnë
turp s`më vie s`ka kush ti shikojë
se jam vetëm si kurrë më parë

Kjo zemer e imja nuk diti të heshtë as të dënojë
o sa i etshëm jam për grimcë të dashurisë
diçka që do të mbysë këtë këngë të pikëlluar në gjoksin tim

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kujt do ti them se sa ëndrroj?
prapë të të marr në përqafim
prapë të ledhatoj

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kush do të më presë kur të vij në shtëpi?
me kënd do të ulem në tavolinë?
në shtrat me kë të bi?

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kujt kur tash kur krejt është pluhur hi
zemra si dyllë tash kur mu shkri
qeshja mu ngri

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim
i vetmi shok më ishe ti
ty të pata në jetë të vetmin ngushëllim
ty dashuri

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kujt kur përjetë vetëm do të jem?
vetë e më mirë frymë mos të marr
gjallë të mos jem

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kur s'ka as fjalë këngë as tregim
që do ta thoshte sa po dhëmb jeta pa ty

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
kujt kur tash kur krejt është pluhur hi
zemra si dyllë tash kur mu shkri
qeshja mu ngri

Kujt do të ja shpreh pikëllimin tim?
i vetmi shok më ishe ti
ty të pata në jetë të vetmin ngushëllim
ty dashuri
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)