Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shyhrete Behluli - Mesuesja Kosovare

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Nji qytet Kosove, te nji shkollë e vjeter
Ec ngadal nji mesuese me ditar nen sqetull
Floku krejt i zbardhur ballin is lëmon
Shumë plagë ka në zemër, po ende jeton

Asnjë fjalë s'e thotë, n'heshtje pershendet
I flet vetem loti n'sy që i ka mbet
Fytyren me rrudha ja ka qëndisë jeta
Shumë nxënës nga ditari i ka shly e shkreta

Nisin me ra zilet, heshtja nis me u thy
Po nuk thahet loti që i ka mbetun n'sy

E shtrengon ditarin dhe ne gji e mban
Kurre ma mos më pyetni o sa nxanës i kam
Kurre ma mos më pyetni sa nxanës i kam...

Kur e hap ditarin, fort i dridhet dora
Se te shkronja e pare nuk eshtë më Arbnora
Tu i përshpërit emnat, loti ja mbyll sytë
I mungon Burimi te shkronja e dytë

S'thote ma tu i buzqeshun "kush eshtë vullnetar?"
Kur s'e sheh Vullnetin në banken e parë
I ngjallet një shpresë sa here troket dera
Ndoshta mos po i kthehet prapë në klase Pranvera

Nisin me ra zilet, heshtja nis me u thy
Po nuk thahet loti që i ka mbetun n'sy

E shtrengon ditarin dhe ne gji e mban
Kurre ma mos më pyetni o sa nxanës i kam
Kurre ma mos më pyetni sa nxanës i kam...
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)