Më mbaj mend (për 1 muaj)

Skivi - Paranoja

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Reperi i Babastars, Skivi, me anë të një serie të postimeve në rrjetin social Snapchat ka paralajmëruar projektin e ri “Paranoja” në bashkëpunim me Cozman e cila do të jetë kundërpërgjigja e tyre artistike ndaj rivalëve.

Projekti i cili u punua kohë më parë është një projekt rapi jo kaq komercial me rima të forta i cili titullohet “Paranoja”.

Kjo këngë e realizuar në duet nga Skivi dhe Cozman do të publikohet ditëve në vijim, pasi nesër pritet edhe lirimi i yllit të Babastars i cili u përfshi në konfliktin e armatosur me Noizyn pas provokimeve të këtij të fundit në emisione televizive dhe ofendimeve njëra pas tjetrës.

“Lironi vëllezërit e mi Cozyn dhe Albertin, paranojën e atyre”, shkruan Skivi në një nga videot në Snapchat.

Pos pjesëve të projektit të ri në Snapchatin e Skivit bëhet edhe thirrje për lirimin e Cozmanit dhe Albertit, dy shokëve të tij të cilët ishin në vendin e ngjarjes në momentin që morën vesh se ai po provokohej nga Noizy dhe 10 antarët e OTR prezent në një nga hotelet luksoze në qendër të kryeqytetit.

Projekti “Paranoja” do të jetë pjesë e albumit të ri të Skivit.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)