Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adem Ramadani - Hafizi I Kuranit

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Kur të tjerët flejnë
shtratin e largon
Fjalën më të mirë
goja e shqipton
Fytyrën plot nur
Naten e ban ditë
Hafizi Kuranin kur e përsërit

Lum për ty hafiz o v’lla
Knon Kuranin pa ja da
Prej n’Fatiha deri n’Nas,
Hatme në namaz

Ti kur del në at’ mihrab
e lexon nga ai kitab
Për çdo harf nga 10 sevap
Exhër pa hesap

Fillo ti lexo
E ngritu përpjet’
Ajeti i mram
Vendi yt n’xhenet
Kurorë të veçant’
Për prindërit e tu
Vet ResulullAhi
K’te e ka kumtu

Lum për ty hafiz o v’lla
Knon Kuranin pa ja da
Prej n’Fatiha deri n’Nas,
Hatme në namaz

Prej mëngjesi dej n’aksham
talebet i m’son Kuran
Me at’ sabër që tregon
Mektebin hijeshon

Kur vjen muaji Ramazan
Ti e pret me shumë elan
Furkanin shumë e lexon
Prej dore s’e l’shon

Në mekteb e në xhami
Mësojnë Kuranin pleq e t’ri
Shumë melek luten për ty
Zoti me t’shpërbly

Nur-dritë, shkëlqim
Exhër- shpërblim
Sevab- shpërblim, punë e mirë
Hesab- llogari
Mihrab- vendi ku qëndron imami në namaz
Mekteb- klasa ku mësohet Kurani
dhe mësim-besimi islam
Talebe- nxënës
Furkan- një ndër emrat e KURANIT, ndarës i së vërtetës nga e kota
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)