Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kozma Dushi - Mall I Pashuar

Ju lutemi që përkthimi të jetë sa më i saktë dhe pa përdorur Google Translate.
Faleminderit për kohën tuaj!

Gjuha origjinale e këngës


Teksti origjinal i këngës
Malli i pashuar më pushtoi
dhe një parandjenjë që do të t'shoh.
Mbeta unë pa fjalë, si dikur
kur nga sytë rrodhi një pikë lot.

Vite kanë kaluar qysh atëherë
dhe më duket sikur ndodhi dje.
Si një film më erdhe në kujtesë.
Gjeta veten time po atje.

I premtuam njëri-tjetrit ne me çiltërsi
se asgjë nuk do na ndante ne në përjetësi.
Ja tek je ti para meje këtu ku jemi ndarë.
I them vetes: jo, nuk ka si dashuria e parë.

I premtuam njëri-tjetrit ne me çiltërsi
se asgjë nuk do na ndante ne në përjetësi.
Ja tek je ti para meje këtu ku jemi ndarë.
I them vetes: jo, nuk ka si dashuria e parë.

Çdo njeri e ka një histori,
ëndërr që të zgjon nëpër netë.
Mbetet në kujtesë një dashuri.
Çdo njeri e ka një peng në jetë.

Vite kanë kaluar qysh atëherë
dhe më duket sikur ndodhi dje.
Si një film më erdhe në kujtesë.
Gjeta veten time po atje.

I premtuam njëri-tjetrit ne me çiltërsi
se asgjë nuk do na ndante ne në përjetësi.
Ja tek je ti para meje këtu ku jemi ndarë.
I them vetes: jo, nuk ka si dashuria e parë.

I premtuam njëri-tjetrit ne me çiltërsi
se asgjë nuk do na ndante ne në përjetësi.
Ja tek je ti para meje këtu ku jemi ndarë.
I them vetes: jo, nuk ka si dashuria e parë.
I them vetes: jo, nuk ka si dashuria e parë.
Gjuha e përkthimit


Titulli i përkthyer:


Teksti i përkthyer:


(Mund të lihet bosh)