>
BIOSHQIP

Premierë: Korab Shaqiri Lanson Videoklipin E Ri “Shokët E Mi”

11-07-2015
Këngëtari Korab Shaqiri sapo ka lansuar në treg videoprojektin e tij më të ri muzikor "Shokët e Mi". Ai ka rrëfyer ekskluzivisht për teksteshqip.com disa nga detajet e realizimit të kësaj kënge:
"Projekti: 'Shokët e mi', është realizuar i gjithi në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Kënga është realizuar në studion time: Barok Sound Studio, me muzikë & tekst nga unë dhe Yll Limani. Klipi është realizuar te Imagine Films. Xhirimet janë bërë kryesisht në Prishtinë - ka thënë Korabi për teksteshqip.com.



E një projekt mjaft veror dhe i duhur për këtë sezon sigurisht se është dashur të përgaditet me përkushtim, për finalizimin e gjithë videoklipit Korabit i ka marrë pak kohë:
"Realizimi i këngës na ka marrë pak kohë dhe është përfunduar shpejt sepse është një këngë e thjeshtë verore dhe e realizuar lehtë, kurse me klipin kemi pas më shumë angazhime, më shumë njerez dhe kuptohet qe stresi dhe lodhja ka qenë më e madhe. Në ato ditë kur është xhiruar klipi ka qenë shumë nxehtë kështu që e kemi shfytezu klipin edhe për rreze dielli!!" - ka shtuar më tej Korabi.



E sa i përket koncerteve për sezonën e verës ai ka thënë se do të jetë mjaft shumë i pranishëm në disa vende për të qenë sa më afër fansave të tij:
"Jam i angazhuar në shumë koncerte dhe organizime private, jam i angazhuar gjithandej trojeve Shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Preshevë. Angazhimet e mija veq sa vijnë e po rriten përkunder që dëgjoj çdo ditë ankesa nga të tjerët se ka ulje. I jam shumë falenderues të gjithë fansave të mi dhe njerzve të cilët më besojnë të jem pranë tyre në ditët e tyre të festave qofshin ato private ose publike nëpër koncerte dhe klube te ndryshme."



Ndërsa i pyetur nga ne për projektet e rradhës, ai ka shpalosur disa nga idetë e tij që ka për këngën e ardhshme:
"Projekte të reja i kam disa, një ide është pjesmarrja në një festival prestigjioz e gjithashtu një baladë e bukur besoj që do jetë shpejt sepse koha e verës na kalon shpejt. Mbas këtyre angazhimeve e kam edhe një angazhim kryesor në Shtator kështu që po mundohem ti kryej më shpejt këto gjërat rreth muzikës që të merrem me gjërat personale pak." - ka përfunduar Korabi për teksteshqip.com.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Premierë: Korab Shaqiri Lanson Videoklipin E Ri “Shokët E Mi”