Më mbaj mend (për 1 muaj)


Korab Shaqiri - Biri Im

Kopjoni linkun URL të videos, duke shtypur "SHARE" në Youtube dhe me pas "Kopjo Link". Nga një komputer, linku mund të merret edhe duke klikuar mbi videon me butonin e djathtë dhe duke zgjedhur "Kopjo URL video". Vendosni linkun me lart dhe shtypni "DËRGO".

Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Biri Im".
3. Video është e këngës "Biri Im", por nuk këndohet nga Korab Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

Korab Shaqiri - Biri Im  Lyrics


Nuk ka akoma asnjë votë


Muzika & Orkestrimi:

Korab Shaqiri

Teksti:

Ilir Shaqiri

Video Produksioni:

BUG Production

Komente

Asnjë Koment

13/02/2020

2020-02-13T18:00:06+00:00



Më erdhe si një engjëll në kraharorin tim
dhe të desha fort, siç syri do dritën,
pranverë u bë dimri, behar shpirti im,
ca ndjenja të pamatshme mbi gjithçka u ngritën!

Sa e sa mëngjese do të zbardhin pa gjumë,
duke të t’parë ty sesi ndryshon përditë
dhe globi nuk paska bukuri më shumë
se buzëqeshja jote kur s’pari shkënditë!

Bekimin ti merr prej meje
në çdo udhë të jetës,
në çdo hap të saj
përqafoje ëndrrën
me afsh të së vërtetës
dhe bëhu, që dikush
t’ketë dëshirë të të ngjajë!

Do rritesh me dëshira përkrah fëmijëve të botës
ku puna e dashuria janë i vetmi qëllim,
të mplakesh duke mësuar mbi librat e kohës
e kohës t’i ngjash gjithmonë, biri im!

Jetëbardhë të më rritesh në këtë truall të vjetër
me hijeshinë e malit e bukurinë e detit,
asgjë s’ka në botë që duhet ta kesh patjetër,
përveç lirisë dhe identitetit!


Ky tekst u dërgua nga Divizioni 5




Më Shumë Këngë Nga Korab Shaqiri:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet